Pyetja:

Nëse imami lexon gjatë në namazin në të cilin Kurani lexohet në heshtje (psh., në drekë e në ikindi), çfarë duhet të bëjë ai që falet prapa tij?

***

Përgjigjja:

Xhematliu nuk duhet të mbetet i heshtur, por nëse e kryen Fatihan dhe një tjetër sure para se imami të bjerë në ruku, ai duhet të recitojë (të vazhdoi me tjetër sure), derisa imami të bjerë në ruku. Kështu, nëse ai është në dy rekatet pas teshehudit të dytë dhe e kryen Fatihan, por imami nuk bie në ruku, ai duhet të lexojë një tjetër sure, derisa imami të bjerë në ruku, sepse s’duhet të ketë heshtje në namaz, përveç kur personi është duke dëgjuar recitimin e imamit (në sabah, në aksham e në jaci).

Komisioni i Përhershëm për Fetva