Pyetja:

Nëse nuk gjendet dhe apo pluhur, a mund të mirret tejmum duke prekur murin?

***

Përgjigjja:

Nëse muri është i ndërtuar nga ndonjë përbërës i tokës, siç janë gurët apo tullat e baltës, atëherë themi se lejohet të përdoren gjërat e tilla për të marrë tejemum. Nëse muri është i mbuluar dhe rrethuar me drunjë apo ngjyra dhe mbi to ka pluhur, edhe në këtë rast lejohet marrja tejemum prej tyre.

Por, nëse mbi to ska pluhur atëherë nuk duhet të merret tejemum prej tyre.
Ndërsa, për sa i përket shtratit, themi se: Nëse mbi shtrat (fotele, etj) gjendet pluhur, atëherë themi se mund të merret tejemum. Mirëpo, nëse mbi shtrat nuk ka pluhur, atij i ndalohet të marrë tejemum prej shtratit.
Allahu e dinë mes miri!

Shejh Uthejmin, Fetaua et Tahare, fq. 240

Përktheu: Suad B. Shabani.