Pyetje: Nëse pyetet njeriu për një gjynah që ai e bën dhe thotë: ‘Nuk e bëj’ nga frika se mos e marrin vesh njerëzit, a është kjo gënjeshtër?
Përgjigje: Së pari: Shqipja është shumë e gjerë, prandaj nuk ke përse të gënjesh. (Sh.p.: Ka për qëllim fjalën e Umerit: ‘A nuk ka mjaftueshmëri nga gënjeshtra në fjalët me dy kuptime?’)
Së dyti: Nëse ti e vepron një gjynah, pastaj shikon edhe dikë tjetër që e vepron atë, e ke detyrë që ta kritikosh atë tjetrin. Dhe kritika jote ndaj atij që e vepron atë gjynah, është në të njëjtën kohë edhe qortim për veten tënde, dhe që të vish në vete, e të kthjellohesh derisa ta lësh atë.
Nuk i lejohet dikujt që bën një gjynah, nëse shikon edhe dikë tjetër që e bën atë që të heshtë ndaj tij. Dhe në të njëjtën kohë nuk të lejohet të deklarosh se nuk e vepron atë gjynah. Por mbuloje veten tënde. Mos e bëj publik gjynahun tënd.
E nëse shikon që dikush tjetër e vepron atë gjynah, e ke detyrë që ta kritikosh.
Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë.
Perktehu Emin Bilali