Pyetja:
Një vëlla nga Tunizia pyet dhe thotë: Në vendin tonë, shumë nga xhamitë e vonojnë namazin e drekës. Cila është gjëja më e mirë: të falemi vetën në fillim të kohës, apo të falemi me xhematin në fund të saj (kohës)?
***
Përgjigjja:
Nëse imamët janë që e vonojnë namazin e drekës, atëherë falu në xhami me xhematin, sepse namazi me xhemat në xhami, edhe pse vonohet nga koha, është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu, sesa namazi i falur vetëm në fillim të kohës.
Shejh Mesh’hur bin Hasen Al Selman
Përktheu: Xhabir Sheme