Pyetje: 

Unë udhëtoj çdo javë në një distancë afërsisht 350 km udhëtimi është në kohën e drekës dhe makina nuk ndalon gjatë rrugës për të falur namazin, a më lejohet mua ta bashkoj namazin e drekës me atë të Ikindisë, duke e falur në kohën e drekës në shtëpi, përpara nisjes?

Përgjigje: 

“Nëse hyn koha e drekës dhe ende nuk je nisur për udhëtim, atëherë bie detyrë mbi ty që të falësh drekën të plotë pa e shkurtuar.

Ndërsa namazin e Ikindisë: Nëse udhëtimi yt mbaron në kohën e Ikindisë, atëherë e fal Ikindinë të plotë në kohën e tij, nëse mbërrin, ama nëse udhëtimi vazhdon nga dreka deri pas perëndimit të diellit, saqë del koha e Ikindisë ndërsa je udhëtar dhe nuk mundesh të zbresësh, ashtu siç e përmende se pronari i makinës nuk pranon të ndalojë, nëse çështja është ashtu siç e përmende, atëherë në këtë situatë nuk ka gjë nëse i bashkon, pasi kjo është justifikim dhe bën të lejuar bashkimin, porse duke i falur ato të plota, nëse e fal Ikindinë me drekën në kohën e drekës në shtëpi tënde dhe nëse mundesh ta falësh namazin e Ikindisë në makinë falu dhe mos i bashko.

/Shejh Feuzani/

“el-Munteka min fetaui esh-shejkh Salih el-Feuzan” 3/62

Përktheu: Abdur-Rahman Mema