Pyetja:
Pas cilave namaze duhet lexuar ajetul kursinë?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.
Sipas transmetime të sakta, ajetul kursinë duhet lexuar pas namazeve farze.
I Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Kush e këndon Ajetin Kursij (tespidova) në fund të çdo namazi (farzi), nuk ka pengesë tjetër mes tij dhe hyrjes në xhennet përveç vdekjes.” [1]
Hoxhë Zejd Haziri
—————————–
[1] Silsiletul Ehadith es Sahiha, nr. 972