Pyetja:

Pas selamit të parë të imamit, a më lejohet të ngritem për ta plotësuar rekatin e humbur?

***

Përgjigjja:

Nuk duhet të presësh për selamin e tij të dytë sepse ai del nga namazi me të parin, d.m.th selami i parë (në të djathtë) është rukn nga të dy (selamet), kurse i dyti (në të majtë) është sunet, nëse ai e bën e bën edhe ti, e nëse nuk e bën (nuk jep selam) e bën bashkë me të dhe je i kënaqur me selamin e parë. Ajo që njerëzit bëjnë në kohën tonë është se presin imamin derisa ata të dëgjojnë selamin e dytë dhe pastaj bëjnë teslimin e parë dhe të dytë; kjo bie në kundërshtim me shumicën e mendimeve rreth kësaj çështjeje.

Shejh Albani, “El Huda ve-Nur”, fq. 328