Pyetja:

Përse muslimanët bëhen synet?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit

Muslimanët bëhen sunet pasi ky është një veprim të cilin e porosit feja jonë. Me fjalë të tjera, bërja synet është nga rregullat dhe parimet e Islamit dhe ky veprim konsiderohet pjesë e legjislaturës islame. Ky është objektivi thelbësor i bërjes synet te muslimanët, ndërsa në lidhje me dispozitat përkatëse të bërjes synet dhe dobitë shëndetësore, mund të lexoni një punim dy pjesësh, të publikuar më herët me titull “Bërja sunet ndërmjet peshores së Islamit dhe të mjekësisë”.

Bërja synet ndërmjet peshores së Islamit dhe të mjekësisë

1. Pasqyrim historik rreth synetimit.

Disa burime historike tregojnë se popuj të lashtë e kanë njohur bërjen synet. Në ungjillin e Bernabës tregohet se njeriu i parë që ishte bërë synet ishte Ademi (alejhi selam) dhe se ai e kishte bërë këtë, pasi ishte penduar për ngrënien e pemës. Ndoshta pasardhësit e tij më vonë e kanë lënë këtë praktikë, derisa Allahu i Lartësuar urdhëroi Ibrahimin (alejhi selam) që ta ngjallë atë sërish; ashtu siç vërtetohet në hadithe të sakta, se Allahu i Lartësuar e urdhëroi Ibrahimin (alejhi selam) me këtë praktikë.

Në disa pllaka të gdhendura që i përkasin dy civilizimeve më të lashta, asaj babilonase dhe sumeriane (3500 para erës së re) përmendet në mënyrë të detajuar forma e bërjes synet. Një pllakë në varrin e Anak Amonit (2200 para erës së re) përshkruan edhe formën e bërjes synet te faraonët. Në këto shkrime tregohet se ata kanë përdorur melhem mpirjeje (si lloj kremi) para fillimit të tij dhe se janë bërë synet për qëllime shëndetësore.

Çifutët i kanë dhënë rëndësi të madhe bërjes synet. Telmudi (Teurati) e konsideron atë person që nuk është i bërë synet se është nga idhujtarët dhe të këqijtë. Në të thuhet: “Bëhuni synet për hir të Zotit dhe largoni nga zemrat tuaja pëlhurën (e mosbesimit) o burra jehudë dhe banorë të Orshlimit”.

Kurse te të krishterët bërja synet është esencë, pasi citatet e ungjillit të Bernabës tregojnë se Isai (alejhi selam) ishte bërë synet dhe i urdhëroi pasuesit e tij të bëheshin synet, por të krishterët bashkëkohorë nuk e praktikojnë dhe bërja synet nuk është pjesë e fesë së tyre. Ata të krishterë që e bëjnë këtë praktikë, e bëjnë për shkak të aspektit shëndetësor.

Arabët para Muhamedit (bekimi dhe paqja qoftë mbi të!), bëheshin synet duke pasuar traditën e paraardhësit të tyre, Profetit Ibrahimi, paqja qoftë mbi të.

Kurtubi përmend konsensusin (ixhmanë) e ulemave se Ibrahimi është i pari që ishte bërë sunet.

Transmeton Ebu Hurejre se Profeti ﷺ ka thënë: “I pari që është bërë synet ishte Ibrahimi, gjithashtu ai është i pari që i janë zbardhur flokët, i ka shkurtuar mustaqet dhe që i ka mënjanuar qimet nga vendet e turpshme”. [1]

2. Sunetimi në traditën e pastër profetike.

Islami në mënyrë të qartë ka bërë thirrje në bërjen synet duke e bërë atë një natyrshmëri njerëzore. Transmetohet nga Ebu Hurejra se ka thënë: “Natyrshmëri janë pesë: bërja synet, rruajtja e pjesëve të turpshme, shkulja e qimeve nga sqetullat, prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve”. [2]

Thirrja islame për aplikimin e synetimit ka ardhur në pajtim me fenë e pastër (El hanifije) të Ibrahimit (alejhi selam) dhe pasuesve të tij.

I Dërguari i Allahut ﷺ tregon për Ibrahimin (paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të!), ku thotë: “Ibrahimi është bërë synet, pasi i kishte mbushur tetëdhjetë vjeç.”

Kuthjem ibën Kulejb transmeton nga babai i tij, se ka ardhur një njeri te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi se e kishte pranuar Islamin. Ai i tha: “Largoji nga vetja qimet e mosbesimit dhe bëhu synet!”

3. Dispozita islame rreth synetimit.

Ibën Kajimi thotë: “Dijetarët kanë disa mendime rreth bërjes synet. Euzai, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi thonë se është vaxhib. Imam Maliku është më rigorozi, derisa ka thënë se ai që nuk është i bërë synet nuk lejohet të dalë imam dhe nuk i pranohet dëshmia. Por shumë dijetarë të tjerë, kanë përcjellë nga Imam Maliku se ka thënë është sunet (traditë profetike).

Kadi Ajadi thekson: “Bërja synet te Maliku dhe te shumica e ulemave është sunet, porse suneti tek ata nënkupton se lënësi i tij bën mëkat, pasi ata i thonë sunet një vepre e cila është ndërmjet obligueshmërisë dhe preferueshmërisë”.

Kurse Hasan Basriu dhe imam Ebu Hanifja kanë thënë se është sunet dhe nuk është vaxhib. Ata argumentuan me atë që tregohet se shumë nga njerëzit që pranuan Islamin nga koha e Profetit (salallahu alejhi ue selem) nuk u urdhëruan direkt me këtë vepër dhe asnjëri prej tyre nuk u kontrollua…”

Në fund të thënieve Ibën Kajimi shton: “Bërja synet nuk del jashtë asaj se është vaxhib apo sunet i fortë (muekede), por për burra është më e domosdoshme, pasi nëse nuk bëhet synet, tek ata mbetet një sasi urine dhe nuk plotësohet si duhet pastrimi, i cili është i kërkuar për muslimanin në çdo kohë dhe për çdo namaz.”

Neveviu thotë: “Bërja synet është vaxhib, për shkak të thënies së Allahut të Lartësuar: ‘Unë pasoj (ndjek) fenë e pastër të Ibrahimit’. Dhe po të mos ishte e obliguar nuk do të lejohej zbulimi i auretit, pasi zbulimi i tij është i ndaluar dhe derisa gjatë bërjes synet lejohet kjo, atëherë nënkupton se është e obliguar (vaxhib)”.

Shumica e ulemave janë të mendimit se bërja synet nuk ka kohë të caktuar, por dijetarët që e konsiderojnë atë vaxhib kanë arritur në përfundim se afati më i largët për bërjen synet është puberteti (mosha madhore), pasi atëherë njeriu ngarkohet me dispozitat islame. Por preferohet që përgjegjësi ta kryej këtë proces kur fëmija është i vogël, pasi kjo është më lehtë dhe më mirë për të.

Imam Neveviu thotë se është i preferuar bërja synet kur foshnja mbushë shtatë ditë, duke aluduar në hadithin e Xhabir bin Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ku thuhet: i Dërguari i Allahut ﷺ ka prerë kurban për Hasanin dhe Husejnin (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) dhe i ka bërë synet në ditën e shtatë.” [7] Nëse foshnja është e dobët dhe nuk mund ta përballojë, atëherë më mirë është të shtyhet derisa të forcohet. Dispozita mbetet si e preferuar derisa të arrijë afër kohës së pubertetit, nëse nuk bëhet sunet para pubertetit, atëherë ajo kalon në vaxhib.

Për këtë, Ibën Kajimi thotë: “Tek unë është e obligueshme për përgjegjësinë e fëmijës që ta bëjë synet atë para moshës madhore, kështu që të arrijë ai këtë kohë duke qenë i bërë sunet dhe kjo çështje është nga gjërat që nuk mund të plotësohet vaxhibi vetëm se me të”.

Dr. Muhamed Ali el Barr thotë se studimet mjekësore vërtetojnë dobitë e shumta të bërjes së hershme synet të fëmijës, duke filluar në ditët e para të lindjes së tij, derisa t`i mbushë të dyzetat. Sa më shumë që të vonohet bërja sunet aq më shumë është i mundshëm infektimi në organ dhe në kanalet urinare.

Kurse, sa i përket urtësisë së bërjes synet, Ibën Kajimi thotë: “…Allahu i Lartësuar e obligoi bërjen synet si pasim i praktikës së fesë së Ibrahimit (alejhi selam). Kjo është jashtë dobive të tjera që i ka bërja synet, si: pastërtia, rregullimi, zbukurimi dhe përmirësimi i sistematizimin të epshit, pasi nëse njeriu nuk e korrigjon epshin e tij, atëherë bie në rang me shtazët. Njeriu i cili nuk është bërë synet, nuk ka mundësi të ngopet gjatë marrëdhënieve.

4. Bërja sunet është duke triumfuar.

Në vitin 1990, profesor Wizëili ka shkruar: “Isha një nga kundërshtarët më të mëdhenj të bërjes synet dhe në vitin 1975 jam angazhuar kundër aplikimi të tij. Por gjatë fillimit të viteve të tetëdhjeta dolën disa studime mjekësore që vërtetonin se infektimi te fëmijët e pabërë synet ishte më i madh se te të tjerët. Pas hulumtimit të studimeve që u botuan, arrita në përfundimin e kundërt me atë që mendoja. Pastaj fillova të bëja thirrje në atë se aplikimi i bërjes synet është i domosdoshëm për çdo të lindur.”

Po! Është rikthyer natyrshmëria njerëzore për ta vërtetuar rishtazi natyrshmërinë e cila nuk ndryshohet gjatë gjithë këtyre kohëve. Thirrja e profetëve, që nga koha e Ibrahimit (alejhi selam) deri në kohën e Pejgamberit ﷺ, që besimtari të stoliset dhe ta formoj veten me këto cilësi të natyrshmërisë, është një thirrje e vërtetë dhe një thirrje për lumturinë dhe shpëtimin e njerëzimit në përgjithësi.

Dispozita shëndetësore nga synetimi

Studimet mjekësore të reja kanë vërtetuar se ekzistojnë sëmundje të shumta në organet riprodhuese (seksuale), sëmundje disa nga të cilat janë edhe shkatërruese për njeriun. Shumica e këtyre sëmundjeve janë prezentë te njerëzit që nuk janë të synetuar, derisa te të sunetuarit këto lloje të sëmundjeve janë inekzistuese apo shumë të rralla.

Synetimi është preventivë nga infektime të ndryshme në organin gjenital

Lafsha e penisit, e cila hiqet gjatë synetimit, është një vend në të cilën mbeten sekrecione (lëngje) të ndryshme. Aty krijohet edhe një lëng që quhet “SMEGMA”, gjithashtu edhe urina mbetet aty. Të gjitha këto, pas një kohe, ndikojnë në krijimin e mikrobeve dhe baktereve të ndryshme, që shkaktojnë infektimin e organit, ku synetimi bëhet i domosdoshëm, nëse dëshirojmë shërimin. Është e mundur që infektimi të zgjerohet edhe në uretër (kanalet urinare) te fëmijët e pasynetuar.

Studimi i Dr. Shopen vërteton se synetimi i foshnjës lehtëson pastrimin e organeve seksuale dhe pengon grumbullimin e mikrobeve nën lafsh, që i hiqet në fëmijëri.

Kurse Dr. Ferguson sqaron se fëmijët e pasynetuar janë ata që më së shumti u ekspozohen infektimeve në ngushtimin e vrimës së lafshës (Phemosis), se sa të atyre që janë të synetuar.

Synetimi e mbron fëmijën nga infektimi i uretrës (kanalet urinare)

Dr. Jeans Berg vërteton se infektimet në uretër (kanalet urinare) që ndodhin te fëmijët, 95% të atyre rasteve ndodhin tek ata që nuk janë të bërë synet. Bërja e synetimit praktik rutine për çdo të porsalindur në Angli ka penguar më shumë se 50 mijë raste të infektimeve të veshkave në vit te fëmijët.

Kurse hulumtimet e Dr. Muhamed Ali el Barr vërtetojnë rreziqet e mëdha nga infektimet e kanaleve urinare te fëmijët, ku 35% të rasteve mund të shkaktojnë infektimin e gjakut dhe mund të shkaktojnë sëmundjen e meningjitit dhe pësimin e veshkave.

Synetimi dhe sëmundjet seksuale

Profesor Ëiliem Beykuz, i cili kishte punuar në vendet Arabe për më shumë se njëzet vite, ekzaminoi më shumë se 30 mijë femra. Ai ishte ndeshur shumë rrallë me sëmundjet seksuale, posaçërisht me sëmundjen e urdhjes së organeve seksuale (sëmundje e lëkurës), gonorresë, chlamidya, trachomatis, kancerit të qafës së mitrës, etj. Kjo i kthehet dy preventivave të rëndësishme: prostitucioni i rrallë që ekziston atje dhe synetimi i burrave muslimanë.

Dr. Marks sjell konkluzën e tre studimeve, ku vërtetohet ulja e përqindjes së të sëmurëve nga AIDSI te të synetuarit, ndërsa dr. Sajmonsi dhe kolegët e tij vërtetojnë se mundësia për t’u sëmurë e atyre që u ekspozohen virusit të AIDSIT te ata që nuk janë të synetuar është më e madhe nëntë fish, se tek ata që janë të synetuar.

A nuk është kjo çështje për t’u çuditur?

Edhe ata që kanë guxim të tejkalojnë kufijtë dhe të bëjnë mëkate ndaj Allahut të Lartësuar, e gjejnë vetën para një nevoje ta praktikojnë këtë natyrshmëri që t`i largojnë nga vetja mundimet dhe rreziqet e kësaj sëmundje të keqe. Në këtë rast, gjithashtu, nuk mohojmë se mbrojtja e plotë nga AIDSI është ndershmëria dhe largimi nga prostitucioni.

Synetimi dhe mbrojtja nga kanceri

Profesor Cliv Drew thotë: “Mund të themi pa ekzagjerim se synetimi, i cili aplikohet te meshkujt në vitet e hershme të tyre, e ul dukshëm shkaktimin e kancerit në organ tek ata meshkuj, gjë që e bënë synetimin një praktikë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga të shkaktuarit e tumoreve të rrezikshme”.

Dr. Albertos bëri një statistikë të sëmurëve që janë goditur nga kanceri në organin gjenital në shtetet e bashkuara dhe asnjëri nga ata nuk ishte i bërë synet që nga fëmijëria.

Në studimin që e botuan Dr. Heil Berg së bashku me kolegët e tij, vërtetuan se kanceri i organit gjenital te çifutët është shumë i rrallë, gjithashtu edhe te myslimanët, pasi ata aplikojnë sunetimin në fëmijërinë e hershme.

Kemi shumë studime mjekësore që vërtetojnë se synetimi është preventivë nga kanceri i organit.

Këto studime përmendin se infektimi i organit mashkullor dhe ngushtimi i lafshës së tij janë dy shkaqet më kryesore të kancerit të organit seksual mashkullor. Dhe derisa synetimi e mënjanon lafshën e organit mashkullor krejtësisht, atëherë nuk ka mundësi të shkaktohet ngushtimi i saj dhe shumë rrallë ka mundësi të infektohet organi.

Është vërtetuar se lëngu i cili tajitet në brendësinë e lafshës së organit seksual dhe që mblidhet te të pasynetuarit, ndikon në shkaktimin e kancerit, gjithashtu.

Studimet vërtetojnë se ky lëng e inicion krijimin e virusit HPV, i cili është bindshëm një nga ndikuesit e fillimit të kancerit.

Kurse Dr. Rafitch vërteton se synetimi është preventiv nga tumoret e prostatës edhe përkundër mosekzistimit të shenjave direkte, që mund ta vërtetojnë këtë. Por, në seminarin që u mbajt në qytetin gjerman Disseldorf me titull: “Kanceri dhe shoqëria”, është vërtetuar se ka lidhje ndërmjet kancerit, me të cilën sëmuren meshkujt, dhe synetimit. Meshkujt e synetuar janë më pak të ekspozuar këtij lloji të kancerit nga ata që nuk janë të synetuar.

Në të njëjtin seminar ka dalë në pah edhe ajo se gratë e martuara me burrat e synetuar janë më pak të ekspozuar sëmundjes nga kanceri në mitër se sa ato gra që janë të martuara me burra të pasynetuar.

Nga këtu kuptojmë se roli i sunetimit nuk ndalet vetëm si mbrojtës për mashkullin “e synetuar” nga kanceri, por vërehet ndikimi dhe dobia edhe te gratë tyre.

Në këtë formë vërteton Dr. Handly se synetimi i mbron gratë e atyre meshkujve të synetuar nga kanceri në qafë të mitrës. Ai përmend se gjendja shëndetësore e organit seksual mashkullor dhe infektimet që kanë të bëjnë me të, krijojnë rrezik për gruan më shumë se që mund të jetë rreziku për vet mashkullin.

Shumë studiues kanë gjetur se virusi HPV që është shkaktar i kancerit të organit mashkullor te të pasynetuarit, gjithashtu është shkaktar i kancerit në qafë të mitrës te gratë e tyre, pasi edhe ato i nënshtrohen të njëjtit indikator të kancerit, i cili e shkakton këtë te meshkujt.

Nga kjo që u tha mund të përfundojmë se mospraktikimi i synetimit në fëmijërinë e hershme, shkakton shfaqjen e disa indikacioneve, si tajitja e lëngut (sekrecioneve) në brendësi të lafshës, ku këto mbetje fillojnë të prishen dhe të kundërmojnë (t`u vijë erë e keqe), pastaj grumbullimi apo mbetja e urinës në këtë vend, pastaj qëndrimi në këtë mënyrë të këtyre ndyrësirave për një kohë, duke e prishur vendin, e krijon virusin HPV dhe indikacione të tjera. Këto ngacmues në fund shkaktojnë krijimin e kancerit në organin mashkullor te të pasynetuarit nga mosha pesëdhjetë vjeçare deri në të shtatëdhjetat.

Apo me kalimin e atyre ngacmueseve të irrituar në formë të baktereve në qafën e mitrës te gruaja, mund të shkaktojë krijimin e kancerit në qafë të mitrës apo në vaginë.

Aplikimi i pastrimit të lafshës te të pasynetuarit që të mbrohen nga kanceri, ashtu siç apelojnë disa mjekë perëndimorë është joefektiv për mbrojtje (nga kanceri) ashtu si vërteton profesor Ëizëill. Ai thotë se nuk ka ndonjë argument definitiv se pastrimi i lafshës mund të jetë efektiv të mbrohemi nga kanceri dhe forma të tjera të preventivave pa e aplikuar synetimin.

Më lartë kuptuam qëndrimin e Islamit rreth kësaj çështjeje, gjithashtu pamë edhe qëndrimet e mjekëve që janë ekspert në fushat profesionale që kanë të bëjnë me këtë aplikim. Prandaj mund të themi edhe ne atë që e konstatoi Dr. Muhamed Ali el Barr se mjekësia e përmban atë që e preferojnë dijetarët e medhhebi shafi; të bëhet synetimi në ditën e shtatë pas lindjes e më së shumti para dyzetë ditëve pas lindjes.

Kurse lënia e synetimit derisa fëmija të rritet është e mundur, ashtu siç e pamë më lartë në shumëfishimin e mundësive të rrezikut, për të cilën ai nuk ka nevojë për të.

Përktheu: Alaudin Abazi

————————-

[1] Buhariu

[2] Buhariu