Pyetja:

Personi pas veshjes se ihramit -nga harresa- u la me sapun aromatik, a duhet të bëj ndonjë gjë?

***

Përgjigjja:

Nëse muhrimi (ai që kryen umrën ose haxhin) harron dhe përdor sapun aromatik apo parfum -duke qenë muhrim-, ai duhet ta largojë aromën/parfumin me larje dhe nuk ka asgjë për të. Dhe nuk merret në përgjegjësi për shkak të harresës.

Shejh Salih el-Feuzan, “Durusu ue fetaua el-Haxh”

Përktheu: Unejs Sheme