Pyetja:

A është e lejueshme për atë që vonohet (në namazin me xhemat, në teshehudin e fundit) që të çohet e të plotësojë pjesën e humbur të namazit para se imami të ketë kryer namazin?

***

Përgjigjja:

Kjo s’është e lejueshme për të. Ai duhet të mbetet i ulur, derisa imami të ketë kryer selamin e dytë (majtas). Nëse ai çohet para selamit dhe nuk kthehet (menjëherë për t’iu bashkuar imamit), atëherë namazi i tij automatikisht konsiderohet namaz i vullnetshëm (nafile), dhe është e domosdoshme që ai ta përsërisë namazin (farz). Kjo sepse xhemati (mbas imamit) janë të obliguar të mbeten me imamin, derisa imami ta kryejë namazin.

Shejh AbduRrahman es-Sadi, El-Fetaua es-Sadijjeh, faqe 131, pyetja 29