Pyetja:

A është i vërtetë komentimi që Muxhaahidi i bëri ajetit: “Ndoshta Zoti yt do të të ngrejë në Mekamen Mahmûden (një pozitë të lavdishme) (Isra: 79), ku thuhet se Allahu do ta ulë Pejgamberin ﷺ në Kursij apo në Arsh?

***

Përgjigjja:

Lavdi Allahut.
Çështja e uljes së Pejgamberit ﷺ në Arsh (Fron) ka qenë dhe vazhdon të jetë një arsye debati. Para se të diskutohet saktësia e këtij teksti, duhet theksuar disa gjëra.

Së pari, sa i përket pohimit se pejgamberi  do të ulet në Arsh, s’ka hadith me isnaad (zinxhir) të saktë nga pejgamberi . Baza mbi të cilën qëndron besimi i Ehlus-Sunetit është se, çfarëdo çështje nga e padukshmja për të cilën Pejgamberi ﷺ nuk foli, duhet të mbetet në rrafshin e çështjeve të së padukshmes dhe s’është e lejueshme të lëshohemi në diskutime rreth tyre nëpërmjet bindjes dhe imanit.

Shejhul-Islam ibn Tejmije tha: “Hadithi që flet për uljen e të Dërguarit ﷺ në Arsh u përcoll nga një numër njerëzish në formë merfû (d.m.th. i është atribuar Pejgamberit ﷺ), por të gjitha janë të shpikura (mewdû).” [1]

Edh-Dhehebi tha: “Nuk është vërtetuar asnjë tekst që flet për uljen e Pejgamberit tonë ﷺ në Arsh. Ka vetëm një transmetim të pavlerë (waahin) lidhur me këtë.” [2]

Së dyti, interpretimi i Kuranit duke u bazuar në transmetimet sahih është më me vend sesa të adoptohet interpretimi i cilitdo nga Tabi’inët, edhe nëse ai është i dijshëm si Muxhaahid, sidomos kur dimë se ka një transmetim nga vetë Muxhahidi që shpjegon këtë ajet në përputhje me hadithet dhe tekstet sahih, siç do të shohim më poshtë.

Është përcjellë nga Kab ibn Malik se i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Njerëzit do të ringjallen në Ditën e Ringjalljes dhe umeti im do të jenë në një kodër (breg). Zoti im do të më jap për të veshur tesha të gjelbra, pastaj do të më jepet leje dhe unë do të them çfarë do të dojë Allahu, dhe kjo është pozita e lavdisë (el-Mekaam el-Mahmûd).” [3]

Redaktuesit e këtij botimi (të Musned Ahmed) thanë: “Isnadi i këtij transmetimi është sahih sipas kritereve të Muslimit. Personat në zinxhirin e transmetimit janë persona të besueshëm (thikaat), persona të aprovuar nga dy Sahihat (Buhariu dhe Muslimi), përveç Jezid ibn Abd Rabbihi, i cili është ez-Zubejdi el-Homsi, një nga personat e Muslimit; si dhe Abd er-Rahmaan ibn Abdullah ibn Kab ibn Maalik. Ata nuk u pajtuan rreth asaj nëse ai (Kab ibn Maalik) e dëgjoi nga gjyshi i tij, por qëndrimi i saktë është se ai e dëgjoi nga ai.” Një tjetër transmetim sahih-mewkûf është ai nga Ibn Umer : “Në Ditën e Ringjalljes, njerëzit do të ndahen në grupe dhe secili grup do të ndjekin pejgamberin e tyre duke thirrur ‘O filan, ndërmjetëso (për ne)’, derisa çështja e ndërmjetësimi të vijë deri të Pejgamberi ﷺ. Kjo do të jetë dita kur Allahu do të ngrejë atë në pozitën e lavdishme (el-Mekaam el- Mahmûd).” [4]

Së treti, fakti se disa dijetarë cituan fjalët e Muxhahidit pa u bërë vërejtje nuk do të thotë se ata patën të njëjtin qëndrim rreth kësaj. Kjo hyn në rastet ku nuk zbatohen kritere të rrepta në përcjelljen e transmetimeve që flasin për vlera të Pejgamberit ﷺ.

Ebu Muhamed përcolli nga Beshshaar se Abdullah ibn Ahmed tha për babanë e tij (Imam Ahmedin): “Ai pyetej për ndonjë hadith të caktuar dhe thoshte: ‘Kjo u përcoll nga filani e filani duke e përmendur me emër. Por, nëse pyetej për ndonjë hadith daif (të dobët), thoshte: ‘Kaloje këtë.’ Ai u pyet edhe për hadithin e Muxhahidit dhe e cilësoi si daif. Ai (Abdullah ibn Ahmed) tha: ‘O babai im, a ta kalojë edhe këtë?’ Ai u përgjigj: ‘Jo. Ky hadith flet për disa vlera (të Pejgamberit ﷺ), kështu që merre ashtu siç është dhe mos e lër.” [5].
Ky transmetim tregon arsyen përse transmetimi i Muxhahidit u bë i njohur, që do të thotë se disa nga dijetarët kryesorë, siç është Imam Ahmed, nuk folën kundër këtij transmetimi. Kështu, disa dijetarë menduan se ata (dijetarët e tjerë) pranuan përmbajtjen e tij dhe besuan në të, andaj dhe u tha se është një nga transmetimet që u pranua. Në fakt, kështu nuk qëndron puna.

Shumë nga dijetarët qartazi kanë thënë se këto fjalë të thëna nga Muxhahihi nuk janë sakta. Ibn Abdul-Berr tha: “Ky është qëndrimi i dijetarëve lidhur me interpretimin e ajetit ku Allahu thotë: “Ndoshta Zoti yt do të të ngrejë në Mekamen Mahmûden (një pozitë të lavdishme) (Isra, 79), domethënë ndërmjetësimi. Është përcjellë nga Muxhahid se pozita e lavdishme do të thotë se Allahu do të ulë Pejgamberin ﷺ pranë vetes në Arsh në Ditën e Ringjalljes. Sipas dijetarëve, ky është një interpretim i gabuar i këtij ajeti. Qëndrimi i shumicës së dijetarëve nga Sahabët, Taabi’inët dhe nga ata që erdhën pas tyre është se pozita e lavdishme është pozita e ndërmjetësimit për umetin e tij. Ka një transmetim nga Muxhaahid, ku thuhet diçka e ngjashme me qëndrimin e shumicës, kështu që na bëhet një konsensus interpretimi të këtij ajeti ndër ata që kanë dije rreth Kuranit dhe Sunetit.

Ibn ebi Shejbeh përcolli nga Warka, nga Ibn ebi Nuxhejh, nga Muxhaahid se lidhur me ajetin ‘Ndoshta Zoti yt do të të ngrejë në Mekamen Mahmûden (një pozitë të lavdishme)’ ai (Muxhaahidi) tha se kjo i referohet ndërmjetësimit te Muhamedit. [6]

Imam edh-Dhehebi tha:
“Një nga idetë më të çuditshme ndaj të cilave ka vërejtje është ajo që është
përcjellë nga Muxhaahid lidhur me interpretimin e ajetit ku Allahu thotë:
‘Ndoshta Zoti yt do të të ngrejë në Mekamen Mahmûden (një pozitë të
lavdishme), ku ai (Muxhaahidi) thotë: ‘Ai do ta ulë atë në Arsh.” [7]

Ai (Imam edh-Dhehebi) po ashtu tha: “Interpretimi që Muxhahidi i bëri këtij ajeti, siç cituam më lart, u refuzua nga disa dijetarë. El-Mirwedhi bëri përpjekje të mëdha në mbështetjen e këtij qëndrimi (të Muxhahidit) duke shkruar një punim lidhur me këtë, ku ai
përcjell qëndrimin e Muxhaahidit nëpërmjet Lejth ibn ebi Sulejm, ‘Ata ibn es-Saa’ib, Ebu Jahja Kattaat, dhe Xhaabir bin Jezid … Pra, shih, Allahu të ruajt nga ndjekja e tekave dhe dëshirave, sesi ky dijetar i hadithit kaloi në ekstrem duke mbështetur Muxhaahidin, gjë që e shtyri ta pranonte këtë transmetim të çuditshëm.” [8]

Shejh Albani tha: “Një nga gjërat që tregojnë këtë është fakti që vërtetohet në es-Sahiha se pozita e lavdishme është ndërmjetësimi që do t’i jepet pejgamberit tonë.

Është për t’u habitur sesi disa dijetarë të hershëm mbështetën këtë transmetim nga Muxhahidi; siç përcillet nga edh-Dhehebi, më shumë se një pre tyre. Vërtet, një nga dijetarët e Hadithit kaloi në ekstrem dhe tha: ‘Sikur dikush do të betohej me një shkurorëzim të trefishtë (përfundimtar) dhe të thoshte se Allahu do ta ulë Muhamedin në Arsh, dhe të më pyeste për këtë, unë do t’i thosha: Ke thënë të vërtetën!’ Janë këto qëndrime ekstreme (nga ana e atyre që pohuan cilësitë hyjnore të Allahut) që çuan nxitën ata të cilët mohuan cilësitë hyjnore të ngulmonin në rrugën e tyre dhe të sulmonin integritetin e Ehlus-Sunetit duke i akuzuar për përngjashmim të Allahut me krijesat e Tij dhe duke e përshkruar Atë me terma fizik. Në të vërtetë, rruga e së vërtetës shtrihet mes këtyre dy ekstremeve. Allahu e mëshiroftë personin që beson në atë që u përcoll në
transmetime sahih nga i Dërguari i Allahut ﷺ lidhur me cilësitë hyjnore dhe të tjera çështje sipas kuptimit të vërtetë dhe në mënyrën e përshtatshme për Allahun, dhe nuk pranon për këtë çështje asgjë që nuk u përcoll nga Ai ﷺ nëpërmjet një transmetimi sahih, siç është ky hadith (“… Ai do ta ulë atë në Arsh …’) e të mos flasim për të tjerë si kjo.” [9]

Shejh Albani po ashtu tha: “Përcjellja e haditheve daif nga disa dijetarë të Hadithit është diçka për të cilën ata kritikohen nga kundërshtarët e tyre, edhe pse ata (kundërshtarët)
thonë gjëra më të rënda se kjo, siç u shpjegua nga Ibn Tejmije. Një nga më të njohurit që i kritikoi ata (Ehlus-Sunetin) për këtë në kohën moderne – duke marrë këtë si provë për budallallëkun e tyre – është shejh el- Kewtheri, i cili njihet për armiqësinë ekstreme ndaj Ehlus-Sunetit dhe ndaj dijetarëve të Hadithit, si dhe për akuzat ndaj tyre për përngjashmimin që ata kinse i bëjnë Allahut me krijesat dhe flasin për të me terma fizik.

Duke u sjell kësisoj, ai u bëri zullum atyre dhe sajoi gënjeshtra kundër tyre. Në fakt, nganjëherë ai gjente material në disa hadithe dhe transmetime nga ta mbi të cilat bazonte akuzat e tij, siç është hadithi i përcjellë në komentet e ajetit ku Allahu thotë: ‘Ndoshta Zoti yt do të të ngrejë në Mekamen Mahmûden (një pozitë të lavdishme), sipas të cilit: ‘…Ai do ta ulë atë (Pejgamberin ﷺ) në Arsh.’ Në fakt, interpretimi i saktë i pozitës së
lavdishme, pa dyshim, është ndërmjetësimi. Kjo qe cilësuar si sahih nga Imam ibn Xherir në Tefsririn e tij, pastaj nga el-Kurtubi, dhe ky po ashtu është qëndrimi i vetëm i përmendur nga el-Hafidh ibn Kethir, i cili nuk përmendi ndonjë qëndrim tjetër dhe citoi hadithe në mbështetje të kësaj. Në të vërtetë, kjo është ajo që vërtetohet nga vetë Muxhaahidi nëpërmjet dy isnadeve nga ai, siç citohet nga Ibn Xherir. Transmetimi i çuditshëm nuk ka isnad të besueshëm. Edh-Dhehebi tha se ky transmetim u përcoll nga
Lejth ibn ebi Sulejm, ‘Ata ibn es-Saa’ib, Ebu Jahja el-Kattaat dhe Xhabir ibn Jezid. Dy të parët u ngatërruan, ndërsa dy të fundit qenë daif. Në fakt, i fundit (Xhaabir ibn Jezid) është metrûk (hadithet e tij nuk pranohen) …

Përmbledhtas: Këto fjalë të Muxhaahidit, edhe nëse janë të sakta nga ai,
nuk mund të adoptohen si pjesë e fesë dhe besimit tonë për sa kohë që të
mos ketë prova përgjegjëse për të nga Kurani dhe nga Suneti.” [10]

Kështu, është e qartë se interpretimi i saktë i pozitës së lavdishme është se kjo është pozita e ndërmjetësimit dhe nuk është siç pamendet në transmetimin nga Muxhaahidi (Allahu e pastë mëshiruar).
Allahu  e di më së miri.

Islamqa.info

————————————–

[1] Dar Te’aarud el-Akl wen-Nakl, 3/19

[2] el-Uluw, 2/1081, nr.422

[3] Shënon Ahmedi në el-Musned [25/60], botimi Mu’seset er-Risaaleh

[4] Buhariu (4718) i cili e përfshiu këtë në kaptinën: ‘Ndoshta Zoti yt do të të ngrejë në Mekamen Mahmûden (një pozitë të lavdishme). (Isra, 79)Buhariu parapëlqeu këtë interpretim të ajetit. Interpretimi i këtij ajeti me kuptimin e ndërmjetësimit të madh është qëndrimi i vetëm i Sahabëve dhe Tabi’inëve. Ibn Xherir et-Taberi tha lidhur me këtë: “Ky është qëndrimi i shumicës së interpretuesve të Kuranit (mufesirinëve).” Ky, pra, është interpretimi më me vend i këtij ajeti.

[5] Shënuar në Ibtaal et-Ta’wîlaat, f.489

[6] et-Temhîd, 19/63-64

[7] Mizaan el-I’tidaal, 3/439

[8] el-Uluw, 2/1081-1090, nr.422-426

[9] es-Silsileh ed-Da’ifeh, 865

[10] Mukhteser el-Uluw, 14-20