Prishja e agjërimit nga të vjellët

101. I nderuar hoxhë! A prishet agjërimi nëse vjellim?

Përgjigjja: Nëse vjell pa dashje, pa e ngacmuar, kur del vetvetiu, agjërimi nuk prishet, pavarësisht a ka vjellë pak apo shumë.

Por nëse vjell me  gojën plot duke e ngacmuar lukthin me dashje, atëherë agjërimi prishet.

Ebu Hurejra r.a. transmeton se Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse ndonjërin prej jush e mund vjellja (i vjen vetvetiu pa ngacmim gjatë agjërimit), nuk ka nevojë për kompensim, por nëse dikush vjell me dashje (me ngacmim), duhet ta kompensojë (agjërimin).”[1]

Allahu e di më së miri.

Dr.Shefqet Krasniqi

————————————————————

[1] Tirmidhiu, 720. Albani hadithin e ka bërë sahih, shiko Sahih el-Xhami’i.