Një përfitim i madh dhe i bukur nga Imami al-Kurtubi, Allahu e mëshiroftë. Ai tha kur komentoi fjalën e Allahut të Lartësuar: “ Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli “ [El-Kehf, 45].
” Disa urtak thanë : Allahu i Lartësuar e krahasoi këtë botë me ujin për shkak ;
- Sepse uji nuk qëndron në një vend, ashtu si kjo botë nuk qëndron në një gjendje të vetme.
- Sepse uji shkon dhe nuk qëndron, ashtu si kjo botë zhduket dhe nuk mbetet.
- Sepse askush nuk mund të hyjë në ujë dhe të mos laget, ashtu si askush nuk mund të jetë në këtë botë dhe të mos preket nga sprovat dhe fatkeqësitë e saj.
- Sepse kur uji është në sasinë e duhur është i dobishëm dheptoduktiv, por kur tejkalon masën është i dëmshëm dhe shkatërrues. Ashtu si kjo botë; mjaftueshmëria prej saj është e dobishme, teprica e saj është e dëmshme.”
Burimi : (El-Xhami’ li Ahkam el-Kur’an)
Përshatati : R.Zylfiu