Pyetja:
Rreth akikas që theret për fëmijën e lindur. Kur personi shtohet me fëmij dhe nuk posedon pasuri për të bërë kurban (akikën) për fëmijën derisa kalon një vit apo më shumë, pastaj posedon pasuri. A ta bëj akikën në këtë kohë apo bërja e saj nuk vlen më për të?
***
Përgjigjja:
Prej sunetit është që ai të bëj akikën në momentin kur i lehtësohet kjo gjë qoftë edhe pas një viti apo më shumë. Akika është ajo që theret ditën e shtatë për fëmijën e lindur si falënderim ndaj Allahut që i dhuroi këtë fëmijë qoftë mashkull apo femër. Bërja e akikës është sunet, bazuar në hadithet që transmetohen në lidhje me këtë. Kush bën akikën për fëmijën e tij, i lejohet t’i ftojë njerëzit që të hanë në shtëpinë e tij ose diku tjetër. Po ashtu i lejohet atij t’u shpërndajë të varfërve, të afërmve, fqinjve, shokëve etj., nga mishi akikës qoftë ai i përgatitur ose jo. Për djalin theren dy desh ndërsa për vajzën një dash i vetëm. Nuk lejohet që të japësh të holla e gjëra të ngjashme (por duhet bërë akika).
El-Lexhneh ed-Daimeh
Përktheu: Unejs Sheme