Pyetja:

A lejohet festimi i krishtlindjeve?

***

Përgjigja:

Vendimi sheriatik është se muslimanët nuk duhet të bëjnë ndonjë gjë të veçantë në festat fetare të mosbesimtarëve që nuk e bëjnë normalisht në ditët tjera. Ata duhet t’i trajtojnë këto ditë si ditët tjera të zakonshme. Pejgamberi ﷺ i ndaloi shokët e tij nga garat/lojërat dhe dëfrimet në dy ditët e veçanta në të cilat arabët para-islamikë garonin. Po ashtu, ai ﷺ i ndaloi ata t’i thernin kurbanet e tyre në vendet ku idhujtarët festonin. Mosbesimtarët festojnë me madhështi një festë më 25 dhjetor me besimin se kjo është dita e lindjes së pejgamberit Isa (paqja qoftë mbi të). Ritualet që kanë të bëjnë me të krishterët, si, për shembull, ndezja e zjarrit, përgatitja e ëmbëlsirave, etj. janë të papëlqyeshme. Te të krishterët këto gjëra e bëjnë këtë ditë të shenjtë. Ky qëndrim s’ka kurrfarë baze në Islam dhe kjo festë nuk transmetohet nga paraardhësit tanë të devotshëm. Duket se muslimanët më vonë e huazuan këtë nga të krishterët. Ky është besim i krishterë dhe muslimanët janë të ndaluar ta festojnë atë. Muslimanëve u është ndaluar t’u bashkohen këtyre festave fetare të ithtarëve të Librit dhe të mosbesimtarëve tjerë nga dy
aspekte: 1. Kjo është përngjasim me mosbesimtarët
2. Këto janë akte të shpikura në fe (bidate)

Të gjitha festivalet dhe panairet e këtilla që kanë hyrë në modë si pasojë e bidatit, duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë, qoftë kur këto u përngjajnë praktikave të mosbesimtarëve, qoftë kur nuk u përngjajnë.

Ibn Tejmije, “Mukhteser Iktidhâ es-Sirât el-Mustekîm” fq. 17-18

Përktheu: Udha e Besimtarëve