Pyetja:

Nëse dikush i lë në ruajtje dikujt një pasuri të caktuar dhe më pas largohet për diku dhe nuk kthehet për njëfarë kohe të konsiderueshme, ndërkohë që ruajtësi i amanetit nuk di të dhëna rreth tij: ku është, si ta kontaktojë? Çfarë duhet të bëjë me këtë pasuri?

***

Përgjigjja:

Nëse realiteti është siç u parashtrua në pyetje,  atëherë nëse është dëshira dhe mundësia për ta ruajtur atë pasuri dhe ndërkohë të përpiqet për të gjetur kontakte e pronarit të pasurisë.

Përndryshe, atë shumë parash e jep sadaka për të varfërit ose e jep për ndonjë projekt bamirësie,  me nijetin që shpërblimi i asaj sadakaje të jetë për të zotin e pasurisë.

Nëse më vonë ndodh që personi paraqitet apo kontakton,  e informon për çfarë ka ndodhur realisht. Nëse ai bie dakort me veprimin tënd çdo gjë është në rregull,  ose përndryshe do i japësh shumën e parave dhe do e llogarisësh shpërblimin e tyre për vete.

Komisioni i Përhershëm i fetvave 15/406

Përktheu: Shuajb Rexha

Source link