Pyetja:
Kisha dashur të bëjë një pyetje se sa është e vërtetë magjia dhe se a është e mundur që të ndikojë tek muslimani saqë ta largojë edhe nga rruga e Zotit?
***
Përgjigjja:
Padyshim magjia është e vërtet dhe ndikuese. Dijetarë të Ehli Sunetit dhe Xhematit thonë se magjia është reale dhe ndikon.
Realitetin e saj e argumentojnë me fjalën e Allahut: “Dhe nga sherri i atyre që bëjnë magji kur u fryejnë nyjeve“, (El Felek: 4)
Gjithashtu hadithi i Ebu Hurejrës (kënaqësia e Allahut qoftë me të) se Profeti ﷺ ka thënë:“Largohuni shtatë gjynaheve” E kanë pyetur se cilat janë ato. Profeti ﷺ ka thënë:” … magjia …”.[1]
Ndërsa ndikimin e saj me fjalën e Allahut:” … që shkaktonte ndarjen e burrit nga bashkëshortja e tij…” (El Bekare: 102).
Ky ndikimi është vetëm me lejen e Allahut ku dhe thotë:” …por ata nuk mund të dëmtonin ndokënd përveçse me Vullnetin dhe Lejen e Allahut…” (El Bekare: 102)
Allahu është i Gjithëdijshmi.
Tomor Boriçi
—————————-
[1] Buhariu dhe Muslimi