Pyetja:
Sa është numri i përgjithshëm i pejgamberëve dhe të dërguarve (Rusul)?
A ka ndonjë hadith që tregon për këtë?
Allahu ju shpërbleftë dhe ua madhëroftë shpërblimin.
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij.
*Allahu i Madhëruar ka dërguar në çdo popull një paralajmërues nga mesi i tyre, ndërsa Muhamedi (ﷺ) është dërguar për të gjithë njerëzit.
*Allahu thotë:
إنا أرسلناك بالحق بشيرا ونذيرا وإن من أمة إلا خلا فيها نذير {فاطر:24}
“Ne të kemi dërguar me të vërtetën, si përgëzues dhe paralajmërues, dhe nuk ka asnjë popull që të mos ketë kaluar ndonjë paralajmërues në mesin e tyre.” (Fatir: 24)
ولقد بعثنا في كل أمة رسولا .. {النحل:36}
“Ne kemi dërguar në çdo popull një të dërguar…” (Nahl: 36)
وما أرسلناك إلا كافة للناس بشيرا ونذيرا ولكن أكثر الناس لا يعلمون {سبأ:28}
“Ne të kemi dërguar për të gjithë njerëzit, si përgëzues dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Seba: 28)
Pejgamberi (ﷺ ) ka treguar për numrin e pejgamberëve (nebij) dhe të dërguarve (resul).
Në Musnedin e Imam Ahmedit nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të) thuhet:
قلت يا رسول الله ، كم المرسلون ؟ قال : ثلاثمائة وبضعة عشر ، جما غفيرا
I thashë: “O i Dërguari i Allahut, sa ishin të dërguarit?” Ai tha: “Treqind e ca, një turmë e madhe.”
Në një transmetim tjetër nga Ebu Umame, Ebu Dherri ka thënë:
قلت يا رسول الله: كم وفاء عدة الأنبياء ؟ قال : مائة ألف ، وأربعة وعشرون ألفا ، والرسل من ذلك: ثلاثمائة وخمسة عشر ، جما غفيرا .
“O i Dërguari i Allahut, sa është numri i përgjithshëm i pejgamberëve?” Ai tha: “Njëqind e njëzet e katër mijë (124.000). Prej tyre të dërguar ishin treqind e pesëmbëdhjetë (315), një turmë e madhe.”
Ky hadith është saktësuar nga shejh Albani në librin Mishkatul Mesabih.
Në Kuran janë përmendur 25 pejgamberë dhe të dërguar.
Nga këta, 18 janë përmendur në suren El-En’am, ndërsa të tjerët janë përmendur në sure të ndryshme.
Ata janë: Ademi, Hudi, Salihu, Shuajbi, Idrizi, Dhulkifli, dhe Muhamedi (paqja qoftë mbi ta të gjithë).
Allahu thotë:
إن الله اصطفى آدم ونوحا .. {آل عمران:33}،
“Vërtet, Allahu zgjodhi Ademin dhe Nuhin…” (Ali Imran: 33)
وإلى عاد أخاهم هودا .. {هود:50}،
“E te A’di dërguam vëllain e tyre Hudi…” (Hud: 50)
وإلى ثمود أخاهم صالحا.. {هود:61}،
“E te Themudi dërguam vëllain e tyre Salihun…” (Hud: 61)
وإلى مدين أخاهم شعيبا .. {هود:84}،
“E te Medjeni dërguam vëllain e tyre Shuajbin…” (Hud: 84)
وإسماعيل وإدريس وذا الكفل .. {الأنبياء:85} .
“Ismaili, Idrizi dhe Dhulkifli…” (Enbija: 85)
*Ndërsa tetëmbëdhjetë të përmendur në suren El-En’am janë:
وتلك حجتنا آتيناها إبراهيم على قومه نرفع درجات من نشاء إن ربك حكيم عليم * ووهبنا له إسحاق ويعقوب كلا هدينا ونوحا هدينا من قبل ومن ذريته داوود وسليمان وأيوب ويوسف وموسى وهارون وكذلك نجزي المحسنين * وزكريا ويحيى وعيسى وإلياس كل من الصالحين* وإسماعيل واليسع ويونس ولوطا وكلا فضلنا على العالمين {الأنعام: 83 – 86}،
- “Dhe ky është argumenti Ynë, që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne e ngremë në shkallë atë që duam. Zoti yt është i Urtë, i Dijshëm.”
- “Dhe i dhamë atij Is’hakun dhe Jakubin – të dy i udhëzuam, dhe Nuhin e udhëzuam më parë; dhe nga pasardhësit e tij (udhëzuam) Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musan dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit.”
- “Edhe Zekerijan, Jahjanë, Isan dhe Iljasin – të gjithë ishin prej të drejtëve.”
- “Edhe Ismailin, Eljesa’in, Junusin dhe Lutin – të gjithë i ngritëm mbi njerëzit (e tjerë).”
Ibrahimi, Is’haku, Jakubi, Nuhu, Davudi, Sulejmani, Ejubi, Jusufi, Musai, Haruni, Zekerijjaja, Jahjaja, Isai, Iljasi, Ismaili, Eljesa, Junusi dhe Luti.
Nga këta 25, katër ishin arabë: Hudi, Salihu, Shuajbi dhe Muhamedi (paqja qoftë mbi ta).
Në Sahih Ibn Hibbani nga Ebu Dherri përcillet:
منهم أربعة من العرب: هود وصالح وشعيب، ونبيك يا أبا ذر .
“Nga ata ishin katër arabë: Hudi, Salihu, Shuajbi dhe profeti yt, o Ebu Dherr.”
Suneti ka përmendur edhe emra të tjerë pejgamberësh që nuk janë përmendur në Kuran, si:
Shithi (Shiti)–
Ibën Kethiri thotë se ishte pejgamber sipas një hadithi të saktë që thotë se iu shpallën pesëdhjetë faqe.
Jusha ibën Nuni –
Në Sahih Muslim thuhet se një profet luftoi dhe i tha diellit: “Ti je e urdhëruar, edhe unë jam i urdhëruar. O Allah, ndale pak atë.” Dhe dielli u ndal për të. Hadithi që e vërteton se ishte Jushai është në Musnedin e Ahmedit me këtë tekst:
إن الشمس لم تحبس إلا ليوشع ليالي سار إلى بيت المقدس
“Dielli nuk u ndal për askënd tjetër përveç Jushasë, gjatë netëve që udhëtonte drejt Bejtul-Makdisit (Jeruzalemit).”
Ka mosmarrëveshje mes dijetarëve musliman për tre persona të përmendur në Kuran nëse ishin pejgamberë apo jo:
Dhul-Karnejni, Tubba’ dhe Hidri.
Disa dijetarë thonë se Dhul-Karnejni dhe Tubba’ ishin pejgamberë, por më e sigurt është që të mos deklarohet me siguri për ta, pasi Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
“Nuk e di nëse Tubba’ ishte pejgamber apo jo, dhe as nëse Dhul-Karnejni ishte pejgamber apo jo.”
(Hadith i saktë sipas Hakimit, në përputhje me kushtet e Buhariut dhe Muslimit, siç e kanë përmendur Hakimi dhe Dhehebiu.)
Sa i përket Hidrit, më e sakta është se ishte pejgamber, për shkak të fjalës së Allahut në përfundim të tregimit të tij:
وما فعلته عن أمري .. {الكهف:82}
“… dhe unë nuk e bëra atë nga vetja ime.” (Kehf: 82) – që tregon se kishte shpallje.
Allahu e di më së miri.
Marrë nga islamweb.net
Përktheu: Bekir Halimi
https://www.islamweb.net/ar/fatwa/9475/%D8%B9%D8%AF%D8%AF-%D8%A7%D9%84%D8%A3%D9%86%D8%A8%D9%8A%D8%A7%D8%A1-%D9%88%D8%A7%D9%84%D8%B1%D8%B3%D9%84



