Pyetje: Shohim sesi disa namazfalës, gjatë kohës kur janë në sexhde e mbajnë njërën këmbë të ngritur, apo që të dyja. Andaj, cili është gjykimi për këtë vepër?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) tha: Atij që është në sexhde nuk i lejohet ta ngrejë asnjërën nga shtatë gjymtyrët e tij, ngaqë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Jemi urdhëruar të bëjmë sexhde me shtatë gjymtyrë: me ballë – dhe me dorë përshkoi hundën, me shuplakat e duarve, me gjunjët dhe me gishtërinjtë e këmbëve.” Andaj, nëse njeriu i ngre këmbët e tij, apo njërën prej tyre, apo duart e tij, apo njërën prej tyre, apo ballin, apo hundën, apo nuk e prek tokën as me ballë e as me hundë, atëherë, sexhdeja e tij është e pavlefshme dhe nuk llogaritet. E, nëse sexhdeja e tij është e pavlefshme, dhe ai nuk e bën një sexhde tjetër që e zëvendëson atë, sipas mënyrës së ligjshme fetare, atëherë edhe namazi i tij është i pavlefshëm.
Lika’ El-Bab-El-Meftuh (25).
https://t.me/islamiautentik




