Pyetja:

Kam një hall, shoqëria ime duan të më bëjnë me të dashur, ai është një djalë i mire, siç ato ma përshkruajnë. Por e fala namazin e istihares, më doli poshtë te këmbët ngjyrë jeshile si kopsht diçka dhe nga koka dhe qafa diçka e hollë e gjatë ngjyrë e kuqe. S’di çfarë të bëj, a të vazhdoj t’ia jap kontaktet dhe të kontaktoj me atë person?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari, motër, duhet ta kesh parasysh se në Islam është e ndaluar të kalosh me një djalë. Nëse shoqëria jote ta ka nxjerrë atë djalë që të martohesh me të, atëherë duhet së pari të shikosh se djali a është fetar apo jo. Nëse është fetar dhe i frikësohet Allahut xh.sh., duke i falur 5 kohët e namazit, fal namaz istihare derisa Allahu i Lartësuar të hapë gjoksin tënd për ta pranuar apo refuzuar atë djalë.

Të këshilloj motër që të martohesh me një mashkull i cili është fetar, pasi shkaqet të cilat e shtyjnë personin të zgjedhë bashkëshortin e saj apo bashkëshorten e tij janë katër gjëra, siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Për bukuri, për pasuri, për origjinën (prejardhjen e saj, duke shikuar fisin e saj) dhe për fe.” Pastaj thotë Pejgamberi ﷺ: “Merrni gruan që është fetare, asnjëherë nuk do të pendoheni.” Ky hadith vlen edhe për femrat dhe nëse ato zgjedhin mashkullin që është fetar, asnjëherë nuk do të pendohen.

Të krishterët martohen për shkak të bukurisë, çifutët martohen për shkak të pasurisë, arabët martohen për shkak të origjinës, kurse muslimanët martohen duke shikuar fenë dhe devotshmërinë e bashkëshortit apo bashkëshortes. Kjo ishte një këshillë që para se të falësh istihare dhe të vendosësh, hulumto për djalin se a është fetar dhe i devotshëm apo jo.

Ti motër duhet ta përsëritësh namazin e istihares (nëse ai është fetar) derisa të të flejë zemra në njërën prej dy gjërave, ose të martohesh me te ose ta refuzosh atë, por assesi nuk të lejohet të kontaktosh me të nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale apo direkt pa mahremin (mbikëqyrësin: babanë, vëllanë etj) tënd.

Redaksia e albislam