Pyetja:
Jam duke punuar një punë e cila më bën që shumicën e kohës të jem udhëtar, çfarë duhet të bëjë në Ramazan?
***
Përgjigjja:
Udhëtarit i lejohet mos agjërimi për aq sa llogaritet si udhëtarë.
Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjëroj aq ditë sa i ka prishur në ditët tjera pas.” (Bekare: 184)
Dhe nëse je udhëtar në Ramazan, pra shkaku i udhëtimit është kryerja e punës, atëherë udhëto dhe mos agjëro. Ndërsa ditët e mbetura i kompenzon kur ke mundësi pas Ramazanit. Mirëpo, nëse e bën nijet të kalosh në udhëtim katër ditë ose më shumë atëherë duhet të agjërosh (sepse nuk e merr dispozitën e udhëtarit ose musafirit).
Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan
Përktheu: Suad B. Shabani