Pyetja: Si bëhet rreshtimi i safave në namaz? Kam dëgjuar nga ti se fillon nga mesi, pas imamit, dhe pastaj mbushet në të dy anët.

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij.

– Po ajo që ke dëgjuar është e saktë. Është sunet që imami të qëndrojë para mesit të safit dhe safi të fillojë direkt pas tij dhe të mbushet në mënyrë të balancuar në të dyja anët.

– Argumentet që dëshmojnë për këtë praktikë, janë si më poshtë vijon:

1- “Profeti ﷺ u fal, dhe ne u radhitëm pas tij.”
(Buhariu, 424; Muslimi, 33).

2- “U ngrit i Dërguari i Allahut ﷺ dhe unë, bashkë me një jetim, u radhitëm pas tij, ndërsa gruaja e moshuar (gjyshja) qëndroi prapa nesh. Pastaj Profeti ﷺ u fal për ne dy rekate dhe u largua.”
( Buhariu, 380; Muslimi (658) nga Enes bin Malik)

3- Transmetohet nga Xhabiri se ka thënë:
“Njëherë u fala me Profetin ﷺ dhe qëndrova në të majtën e tij. Ai më kapi për dore dhe më ktheu derisa më vendosi në të djathtën e tij. Pastaj erdhi Xhebar bin Sahri, u pastrua dhe qëndroi në të majtën e Profetit ﷺ. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ na kapi të dyve për duar dhe na vendosi pas tij.”
(Muslimi, 3014)

Këto hadithe tregojnë qartë se safi duhet të formohet drejtpërdrejt pas imamit.

Në “Enciklopedinë Fikhore” (27/37) thuhet:

“Nga etika e safit është që boshllëqet dhe hapësirat të mbyllen, të mos fillohet një saf i ri pa u plotësuar ai para tij, t’i lihet hapësirë atij që dëshiron të hyjë në saf nëse ka vend, dhe që imami të qëndrojë në mes të safit, ndërsa falësit pas tij.”

▣Shejh Ibn Bazi ka thënë: “Safi fillon nga mesi, duke u vendosur pas imamit…” (Mexhmu’ Fetava, 12/205).

Allahu e di më së miri.

Adelina Kuçana (https://t.me/AdelinaKucana)