Pyetja:

Kemi angazhuar një shërbëtore, dhe tash pas shtatë muajsh, një ditë pasi ajo doli nga banja, gjetëm disa fije floku që kishin qenë lidhur në mënyrë të çuditshme, të mbështjella katër herë me një pe. Floku nuk i përket ndonjërit nga familja. Pastaj kontrolluam çantën e saj dhe gjetëm gjashtë dënga tjera të flokut të njëjtë, secila e mbështjellë përreth katër herë më një pe. Çfarë të bëjmë me këto flokë? Ju lutem kini parasysh që floku s’është as i shërbëtores.

***

Përgjigjja:

Lavdi i takon Allahut. Rrokullisja e flokut dhe lidhja e tyre me pe, është një nga metodat e përdorura nga praktikuesit e magjisë. Ata lidhin këto denga dhe fryjnë në to, duke recituar yshtje (fjalë magjike) të rreme. Kushdo që gjen ndonjë gjë të tillë, duhet t’i zgjidhë nyejt dhe ta prishë dengun ndërsa reciton el-mu’euidhat (kaptinat el-Felek & en-Nas). Pastaj duhet ta shkatërrojë atë duke e djegur, dhe kështu me radhë. Zejd Ibn Erkam, Allahu qoftë i kënaqur me të, kallëzoi: “Një çifut shkonte tek Pejgamberi, ﷺ, i cili i besonte atij. Ai lidhi disa nyja dhe i vendosi në një pus që i përkiste njërit nga Ensarët. Ai, ﷺ, vuajti disa ditë për shkak të kësaj – apo, sipas hadithit të A’ishes, për gjashtë muaj – pastaj dy engjëj e vizituan atë. Njëri u ul te koka e tij ndërsa tjetri te shputat e tij. Njëri tha: ‘A e di çfarë po e mundon?’ Tha: ‘Filani vinte tek ai, lidhte disa nyje për të dhe i gjuajti në pusin e filanit nga Ensarët. Ai duhet ta dërgojë dikë për ta nxjerrë dangën, dhe ai do të shohë që uji është zverdhur’. Pastaj erdhi Xhibrili tek ai, duke i prurë shpalljen e el-mu’euidhatejn, dhe i tha atij që një çifut i kishte bërë magji dhe që materiali i përdorur gjendej në pusin e filanit. Kështu, ai dërgoi një njeri – sipas një zinxhiri tjetër transmetimi, ai dërgoi Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të – i cili gjeti që uji kishte qenë zverdhur. Ai nxori dangën dhe ia solli atij, dhe i tha që ta zgjedhë atë dhe të recitojë një varg Kurani. Ai nisi të recitonte dhe ta zgjidhte atë. Dhe çdo herë që zgjidhte një nyjë, ai ndjehej pak më mirë, derisa rimori veten”. [1]

Shejh Ibn Baz ka thënë: Një nga mënyrat e shërimit prej magjisë, e cila po ashtu është një
nga mënyrat më të efektshme, është të bëhet përpjekje për të gjetur vendin ku është
vendosur materiali, qoftë kjo në tokë, në male, dhe kështu me radhë. Nëse kjo mund të
gjendet dhe të nxjerrët e shkatërrohet, magjia do të ndërpritet.
Ai po ashtu ka thënë: Ju duhet të ruheni nga kjo shërbëtore dhe të përpiqeni ta ktheni në vendin e vet. Anëtarët e familjes po ashtu duhet të përpiqen të mbrohen duke recituar dhikrin e parashkruar në Sheriat, siç janë dhikret e mëngjesit dhe mbrëmjes, dhikret para se të flemë, kur të hyjmë dhe dalim nga shtëpia, si dhe kur të hamë dhe pimë. Ka mënyra për t’u mbrojtur veten nga rreziqet e magjisë përpara se kjo të ndodhë. Më e rëndësishmja dhe e dobishmja është mbrojtja duke recituar dhikre dhe lutje që janë parashkruar në Sheriat, siç është Ajet el-Kursi pas çdo namazi të detyrueshëm, pas dhikreve që janë parashkruar pas selamit. Po ashtu kjo mund të recitohet para se të flihet. Ajet el-Kursi është vargu më madhështor në Kuranin e shenjtë, në të cilin Allahu thotë (kuptimi): “Allah! la ilahe ile hue (askush s’ka të drejtë të adhurohet veç Tij), el-Hajjul-Kajjum (i Përjetshmi, dhe Ai që furnizon dhe mbron gjithë çka ekziston). Atë nuk e kaplon as gjumi e as dremitja. Atij i përket çfarëdo që është në qiej dhe tokë. Kush është ai që mund të ndërmjetësojë me Të përveç me lejimin e Tij? Ai e di çfarë u ndodh (krijesave të veta) në këtë botë, dhe çfarë do t’u ndodhë në jetën e përtejme. Dhe ata kurrë s’do të kuptojnë plotësisht çfarëdo qoftë nga dija e Tij, përveç atë që do Ai. Kursija e Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën, dhe Ai nuk ndjen lodhje në kujdesin dhe ruajtjen e tyre. Ai është më i larti, më i madhi.” (Bekare, 255)

Po ashtu mund të recitohet: Kul hua Allahu ehad, kul eudhu bi Rabil-felek, dhe kul eudhu bi Rabin-nas (dmth., tre kaptinat e fundit të Kuranit) pas çdo namazi të detyrueshëm, si dhe t’i recitojë këto kaptina në fillim të ditës, pas namazit të sabahut, si dhe në fillim të natës, pas akshamit. Një tjetër dhikr është të recitohen dy ajetet e fundit të kaptinës el-Bekare në fillim të natës. Në këto ajete, Allahu thotë:
I dërguari i Allahut (Muhamedi) beson në çfarë i është zbritur atij nga Zoti i vet, dhe (gjithashtu) besimtarët. Secili beson në Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, dhe të dërguarit e Tij. (Ata thonë): ‘Nuk bëjmë dallim mes të dërguarve të Tij’ – dhe thonë: ‘Dëgjojmë dhe bindemi. (Kërkojmë) Faljen Tënde, zoti ynë, dhe tek Ti do të kthehemi (të gjithë)”.
Allahu nuk e rëndon asnjeri përtej mundësisë së tij. Ai fiton shpërblimin për atë (të mirën) që ka fituar, dhe ai dënohet për atë që ka fituar. ‘Zoti ynë! Mos na dëno nëse harrojmë apo bëjmë gabim. Zoti ynë! Mos na rëndo siç i rëndove ata përpara nesh (çifutët dhe të krishterët). Zoti ynë! Mos na rëndo me më shumë se që mund të mbartim. Na fal dhe na mëshiro. Ti je Meula (Mbrojtësi dhe Kujdestari) ynë, dhe na jep fitore ndaj njerëzve jobesimtarë“. (Bekare, 285286)

Është transmetuar në një transmetim të vërtetë që i Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Kushdo që reciton Ajet el-Kursin natën, do të ketë mbrojtës nga Allahu dhe asnjë dreq s’do t’i afrohet deri në mëngjes”. Dhe, është transmetuar në një transmetim të vërtetë që ai, ﷺ, po ashtu ka thënë: “Kushdo që reciton natën dy ajetet e fundit të kaptinës Bekare, kjo do t’i mjaftojë”. Domethënia – dhe Allahu e di më së miri – është që këto do t’i mjaftojnë për të gjitha të këqijat.

Ju po ashtu duhet të recitoni shpesh lutjet e kërkimit të shpëtimit me fjalët e përsosura të
Allahut nga e keqja që Ai ka krijuar, natën dhe ditën, kur të ndaleni në ndonjë vend në qytet apo në shkretëtirë, nëpërmjet (udhëtimit) ujit apo ajrit. Ngaqë Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: “Kushdo që ndalet (në ndonjë vend) dhe thotë: ‘Eudhu bi kelimat Allah il-tamati min sherri ma khalak (Kërkoj shpëtim me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja e çfarë Ai ka krijuar’), asgjë s’do ta dëmtojë derisa të zhvendoset nga ai vend”.

Në fillim të ditës dhe në fillim të natës, muslimani duhet të thotë tre herë: “Bismilah ilahi la jedurru me’a ismihi shej’un fil-erd ue la fil-sema ue hue el-semi ul-alim – (Në emër të Allahut, me emrin e të Cilit asgjë nuk dëmtohet në tokë dhe qiell, dhe Ai dëgjon gjithçka, di gjithçka)”. Ngaqë është transmetuar në një transmetim të vërtetë, që i Dërguari i Allahut, ﷺ, nxiti për këtë, dhe kjo është mënyrë mbrojtjeje prej çdo të keqeje. Këto dhikre dhe lutje për mbrojtje, janë mes mënyrave më të mira për mbrojtjen e vetes prej të keqes së magjisë dhe të këqijave të tjera, për atë që i reciton këto rregullisht dhe me sinqeritet dhe besim në Allahun, duke u mbështetur në Të dhe duke mbajtur hapur zemrat dhe mendjet ndaj asaj çfarë thotë dëshmia. Këto po ashtu janë një nga armët më të efektshme për heqjen e efekteve të magjisë pasi që ajo ndodh, si edhe që njeriu duhet ta lusë Allahun shumë dhe të kërkojë nga Ai që t’ia heqë dëmin.

Një tjetër lutje që është transmetuar nga Pejgamberi, ﷺ për trajtimin e sëmundjes të shkaktuar nga magjia dhe gjërat tjera, dhe të cilën Pejgamberi, ﷺ, e përdorte si rukje për të trajtuar shoqëruesit e vet, është: “Allahume Rab el-Nas, edhhib el-ba’s ue’shfi, ente el-Shefij, la shifa’e ila shifa’uke, shifa’en la jughadiru sekemen (O Allah, Zoti i njerëzimit! Heq të keqen dhe shëro, se Ti je Shëruesi. S’ka shërim përveç shërimit Tënd, i cili nuk lë ndonjë sëmundje)”. Kjo duhet të thuhet tre herë.

Dhe ka një rukje me të cilën Xhibrili, paqja qoftë mbi të, e trajtoi Pejgamberin, ﷺ: “Bismilah urkik, min kuli shej’in ju’dhik, ue min sherri kuli nefsin eu ajnin hasidin Allah jushfek, bismilah urkik – (Në emër të Allahut bëj rukje për ty, nga gjithçka që po të bën dëm, nga e keqja e çdo shpirti apo syri ziliqar. Allahu të shëroftë! Në emër të Allahut po të bëj rukje)”. Kjo po ashtu duhet të përsëritet tre herë.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua” 3/277-279

———————————-

[1] Ahmedi, 4/367; Nesa’iu, 2/172; Hakimi, 4/460; Albani në Silsile el-Sahiha, 6/615