Pyetja:

Nëse në një familje punojnë burri dhe gruaja, d.m.th të dy kanë të ardhura (paga), si duhet ndarë obligimi mbi furnizimin e familjes në këtë rast? A ka gruaja obligim të investojë nga rroga e saj në harxhimet familjare apo përsëri i mbetet ky obligim vetëm burrit?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në këtë rast obligimi mbetet vetëm për burrin dhe Allahu e di më së miri, sepse burrat e kanë për detyrë shpenzimin për nevojat e familjes, siç thuhet qartë në ajetin e Kuranit në suren En Nisa.

Imam dr. Ahmed Kalaja