Pyetja:

A është e ndaluar (në Islam) ndarja nga vjehrritë? D.m.th. me jetu vetëm me bashkëshortin.

***

Përgjigjja:

Në esencë, nuk është e ndaluar që të ndahesh prej vjehrrive nëse ka kush të kujdeset për ta. Por, nuk është edukatë e muslimanes që të ndahet pa asnjë arsye prej prindërve të burrit të saj, ngase, mund që të hyni në gjynah edhe ju edhe burri juaj nëse prindërit ju hidhërohen. Dhe, mund të bëni gjynah nëse vjen deri te ndërprerja e lidhjes farefisnore, për të cilën Muhamedi ﷺ ka thënë: “Nuk do të hyj në Xhenet ai i cili i ndërpret lidhjet farfisnore.“ Allahu na ka urdhëruar në Kuran: “… Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi…” (Maide: 2)
Pa dyshim, kjo ndarje do të shkaktojë hidhërim tek prindërit e burri tuaj. Kështu, që nuk është e arsyeshme të ndaheni prej tyre kur ju e keni obligim t’i doni ata si burrin tuaj.
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku