Pyetja:
Çështja e namazit kur jemi udhëtar, a ka të bëj kjo me afatin e qëndrimit d.m.th koha se sa do të rrimë në një vend tjetër dhe si bëhet falja e namazit më saktësisht?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Udhëtari është një status që fitohet atëherë kur njeriu udhëton mbi 80 km sipas disa dijetarëve, dhe sipas disa tjerëve quhet udhëtar në traditën e popullit të tij ose kur lë vendin e tij në një vend tjetër.
Statusi i udhëtarit i obligon atij shkurtimin e namazit dhe i lejon bashkimin, siç dhe i lejon iftarin nëse e dëshiron këtë. D.m.th: më qartë dreka 2, ikindia 2, jacia 2, ashtu siç pëlqehet lënia e syneteve të këtyre namazeve, mos të falen sunetet e drekës, ikindisë, akshamit, jacisë. Përveç suneteve të sabahut dhe të vitrit ti mund të falësh nafile sa të duash e sunete të tjera, po jo këto, se Profeti ﷺ s’i falte në udhëtim.
Lehtësimet për udhëtarin fillojnë në momentin që ai lë ndërtesën e fundit të qytetit të tij dhe përfundojnë përpara se të futet në ndërtesën e parë të qytetit të tij.
Udhëtari nuk ka afat kohor, sipas mendimit të disa dijetarëve të Islamit dhe nëse kjo zgjat shumë.
Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja