Pyetja:
Si duhet vepruar nëse e harron një rekat të namazit pa e falur? Kush e fal namazin e jacisë të mangët me tre rekate dhe më pas flet apo ecën pak, a e përsërit namazin nga fillimi apo e vazhdon atë që fali mangët dhe më pas bën sexhden e harresës?
***
Përgjigjja:
Detyrë për të është që të mos e përsërisë të gjithë namazin nga fillimi por duhet ta plotësojë namazin sikurse veproi Pejgamberi ﷺ në hadithin që e trasmeton Imran iben Husejni, ku pasi përmend hadithin thotë: “Nëse ndodh kjo (mangësi në namaz), është detyrë e çdo njeriu që ta plotësojë namazin e tij, e më pas të japë selam, pastaj të bëjë dy sexhdet e harresës (sehvi-sexhde), pastaj të japë selam, sikurse veproi Pejgamberi ﷺ.”
Shejh Ibn Uthejmin, Mexhu El-Fetaua ue rasail (14/58)
Nëse imami jep selam para se të përfundojë namazin e tij dhe më pas ngrihet xhemati që të plotësojë atë që i iku, më pas i thuhet imamit se atij i ka ngelur pa falur edhe një rekat dhe imami ngrihet që të plotësojë këtë rekat.
Themi: Xhemati u veçua tani duke ndjekur argumentet e sheriatit dhe ai është i arsyetuar në këtë veçim. Nëse imami kthehet për ta plotësuar namazin e tij, xhemati mund të zgjedhë: nëse dëshiron e vazhdon namazin secili më vete, dhe nëse dëshiron vazhdon dhe e ndjek imamin.
Shejh Ibn Uthejmin, Sherh El-Mumti (2/314)
Përktheu: Genti Rushiti