Si është dispozita e ezanit dhe ikametit për atë që falet vetëm?

Përgjigje: Ezani dhe ikameti për atë që falet vetëm janë sunnet e jo vaxhib(obligim) sepse nuk ka dikë për ta thirrur për namaz. Por duke pasur parasysh se ezani është përmendje e All-llahut, madhërim, thirrje për Veten në namaz dhe në shpetim e po ashtu edhe ikameti, atëherë themi se janë Sunnet.

Për atë se është e pëlqyeshme thirrja e ezanit argumenton hadithi i Ukbe iben Amirit, radijall-llahu anhu, që thotë: Kam dëgjuar Resulull- llahun, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke thënë: “Habitet Zoti yt me bariun, i cili kullotë dhentë e tij në majë të malit dhe thërret ezanin. All-llahu thotë: Shikojeni këtë robin Tim, e thërret ezanin dhe ikametin dhe me ka frikë Mua, këtij ia kam falur mëkatet dhe do ta fus në xhenet” (Trans. Imam Ahmedi, Ebu Davudi)

/Shejh Uthejmini – ” Kushtet e Fesë”/