Pyetje: Si i jepet tejemum të sëmurit në spital?

Përgjigje: Tejemumi është gjë e lehtë, kryesorja është të kesh dhé të pastër apo material të tokës (si: gur, mermer të papërzier me ndonjë gjë tjetër etj). Nuk është kusht gjithsesi të ketë pluhur ose dhé. Me çfarëdo që është mbi tokë, si shtresë e tokës, mund të bësh tejemum. E nëse nuk gjen diçka të tillë, bën ta përdorësh pluhurin për tejemum (shembull: pluhuri mbi orendi). Mënyra e marrjes së tejemumit (në rastin kur për personin është e ligjësuar të marrë tejemum):

-thua bismilah,

-e godet dheun me dy duar, e fërkon fytyrën një herë, pastaj duart deri te nyjat një herë.

Kështu vepron edhe me të sëmurin, thua bismilah, e godet me duar tua tokën ose dheun e pastër, ia fërkon fytyrën dhe duart e tij deri te nyjat. Kështu ai pastaj është i pastër dhe mund të falë namazin.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku