Pyetja: 

Unë kam disa pyetje për punën e zekatit. Si jepet zekati i grurit, i misrit, i pemëve dhe a jepet po atë ditë që vilen apo bën që atë dite të caktohet sasia për zekat e pastaj të jepet më vonë? Si dhe ku është më së miri të jepet zekati?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në DPyetja: 

Unë kam disa pyetje për punën e zekatit. Si jepet zekati i grurit, i misrit, i pemëve dhe a jepet po atë ditë që vilen apo bën që atë dite të caktohet sasia për zekat e pastaj të jepet më vonë? Si dhe ku është më së miri të jepet zekati?

itën e Gjykimit.

Do t`u përgjigjemi pyetjeve tuaja në lidhje me zekatin radhazi duke mos u thelluar shumë në to.

  1. Rendimentet bujqësore për të cilat është i detyruar zekati

    Fillimisht në lidhje me zekatin e rendimenteve bujqësore duhet të sqarojmë se ka mospajtim se cilat janë ato kultura në të cilat obligohet zekati. Prandaj, duke mos u thelluar në shtjellimin e thënieve, themi se ka ixhma (konsensus) se zekati është vaxhib në drithëra dhe në farëra që thahen, depozitohen dhe që përdoren për ushqim, sikurse gruri, misri, elbi, orizi, fasulja e të ngjashme. Ndërsa në pemë (fruta) dhe perime, sikurse molla, dardha, kumbulla, karota, bostani, kastraveci, etj. ka mospajtim sa a jepet zekati apo jo.

Mendimi i Ebu Hanifes është se zekati në pemë dhe perime është i detyruar sikurse në drithëra, ndërsa mendimi i dy nxënësve të tij (Ebu Jusufi dhe Muhamedi) dhe i xhumhurit (shumicës së juristëve) është se në këto gjëra nuk ka zekat dhe duket se ky është mendim më i qëndrueshëm. Allahu e di më së miri!1.

2. Sasia e zekatit

Sasia e zekatit në rendimentet bujqësore është një e dhjeta (ose 10%) e prodhimeve të tokës nëse nuk i kemi ujitur të mbjellat artificialisht. Me fjalë të tjera, nëse ujitja ka ndodhur vetëm me shi apo me ndonjë formë tjetër pa mundin e njeriut, atëherë jepet 10 %. Nëse pronari i tokës i ka ujitur të mbjellat në mënyrë artificiale, atëherë sasia e cila është obligative të jepet si zekat është 5% e prodhimeve. Buhariu shënon nga Ibën Omeri se i Dërguari (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të) ka thënë: “Për produktet që ujiten nga qielli dhe nga burimet e tokës apo që ujiten nga kanalet tokësore duhet dhënë dhjetë për qind, ndërsa për produktet e tokës që ujiten me ujitje artificiale duhet dhënë pesë për qind.”

3. Nisabi i drithërave dhe i fryteve

Nisabi është term sheriatik (نصاب), që nënkupton kuotën (sasinë) minimale të pronës mbi të cilën obligohet pagesa e zekatit. Me fjalë të tjera, nisabi është kufiri mbi të cilin dhënia e zekatit bëhet obligim.
Me nisabin në rendimentet bujqësore kemi për qëllim sasinë e të ardhurave nga toka, e cila, nëse arrihet, obligohemi ta japim zekatin. Nëse nuk arrihet ajo kuotë, atëherë nuk është obligativ zekati. Përcaktimi i sasisë bëhet veçantë për secilin lloj të rendimenteve bujqësore.

Hadithet e sakta e kanë përcaktuar nisabin e drithërave dhe të fryteve (farërave) në sasi prej pesë vesekësh (hamsetu evsuk). Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Nuk ka obligim për zekat në më pak se pesë vesekë.” Shënon Buhariu, Muslimi dhe të tjerët. Është e domosdoshme ta sqarojmë sasinë e veskut, e cila përmendet në hadithe të shumta profetike në të cilat flitet rreth sasisë së nisabit, por para kësaj duhet të kuptojmë vëllimin e sa’it, pasi pesha e vesekut llogaritet me sa’ë.

Sa’i është një lloj ene e cila përdoret si njësi matëse dhe arrin vëllimin e katër palë grushteve të një njeriu të rëndomtë. Ndërsa pesha e kësaj sasie (vëllimi i një sa’i) sipas njësive matëse bashkëkohore sillet përafërsisht rreth 2156 gramë. Tani, pasi sqaruam se vëllimi i sa’it me matjet bashkëkohore arrin përafërsisht 2.156 kilogramë, themi se te fukahatë ka ixhma se vëllimi i një veseku është 60 sa’ë; ndërsa pesë vesekë arrijnë 300 sa’ë.

Sipas njësive matëse bashkëkohore, vëllimi i pesë vesekëve arrin 646,8 kg. Pra nisabi i grurit dhe i drithërave sillet te 646 kg ose mund të themi me shifër të plotë 650 kilogramë. Kështu që nëse pas korrjes arrijmë prodhime nga toka prej drithërave dhe farërave më shumë se 646kg-650kg., atëherë e kemi nisabin dhe obligohemi të japim zekatin 10%, nëse nuk e kemi ujitur artificialisht, dhe 5% nëse e kemi ujitur. Në të kundërtën, nëse prodhimi i fituar nuk e arrin vëllimin e këtij nisabi, pra është më pak se 650 kg, atëherë zekati nuk është obligativ.

Sqarim i njësive matëse nga koha e Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe krahasimi i tyre me njësi matëse bashkëkohore

Muddi Sa’ë Veseku Pesë vesekë
Një palë grushte të mbushura. Përmban sasinë e katër palë grushteve të mbushura, ose katër mudd arrijnë vëllimin e një sa’i. Ndërsa sipas njësive matëse bashkëkohore, një sa’ë arrin përafërsisht 2.156kg. Përmban 60 sa’ë dhe vëllimi i kësaj sipas njësive matëse bashkëkohore arrin përafërsisht 129.36kg. Përmban 300 sa’ë dhe vëllimi i kësaj sipas njësive matëse bashkëkohore arrin përafërsisht 646.8 kg2.

4. Koha kur obligohet zekati

Sa i përket kohës kur jepet zekati, themi se momenti kur duhet të jepet është dita e korrjes. Allahu i Lartësuar thotë:“…Hani frytat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes së frytave jepeni atë pjesë që është obligim(është fjala për zekatin)…” (En`am, 141) Por për disa arsye, nëse vonohet pak, inshallah nuk prish punë, sikurse gjetja e të varfërve, etj.

5. Kujt i jepet zekati

Pa u zgjeruar, themi se Allahu i Lartësuar i ka përcaktuar kategoritë e njerëzve të cilëve u jepet zekati. Prandaj rekomandohet që ta shpërndani sasinë që ju takon në njërën nga kategoritë e përmendura në ajet. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu caktoi obligim që lëmosha (zekati) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve) në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.” (Tevbe, 60)

Alaudin Abazi

1 Shih “Fikhul Islami Ve Ediletuh”, dr. Vehbe Zuhejli, vëll. 3, f. 1885.
2 Në disa libra të fikhut thuhet se nisabi i rendimenteve bujqësore arrin 750 kg, kjo për faktin se ata e kanë llogaritur peshën e një sa’i në 2500 gramë, që nënkupton se 300 sa’ë arrijnë peshën 750 kg.