Pyetja:

Në një hadith thuhet: “Kush prej jush sheh një të keqe le ta ndryshojë atë me dorën e tij e nëse nuk mundet atëherë me gjuhën e tij e nëse nuk mundet atëherë me zemrën e tij, por ky është besimi më i dobët.” Si duhet ta kuptojmë ndryshimin e të keqes me zemër?

***

Përgjigjja:

Kjo (ndryshimi i të keqes me zemër) do të thotë ta urresh të keqen dhe shoqërimin me njerëzit që e veprojnë këte apo atë të keqe, sepse shoqërimi me njerëzit e të keqes duke mos i ndaluar ata nga kjo e keqe, ngjan me veprën e Beni Israileve (Jehudëve) të cilët i mallkoi Allahu i Lartesuar dhe i Pa te meta:

Ata nga Bijtë e Israilit të cilët nuk besuan, u mallkuan nga goja e Davudit dhe Isait, birit të Merjemes. Kjo ngaqë ata nuk u bindën (ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij) dhe gjithnjë i tejkalonin të gjithë kufinjtë. Ata asnjëherë nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga Munkeri (e keqja, mosbesimi, besimi i rremë) që ata gjithnjë vepronin. E poshtër vërtet ishte ajo që ata gjithnjë vepronin.” (Maide: 7879)

Ibn Tejmije, “Mexhmuul Fetaua” nr.5, faqja 74-75

Përktheu: Anis Agovi