Aureti i gruas dhe burrit në namaz
Aureti i gruas në namaz është i gjithë trupi i saj, përvec fytyrës dhe duarve, sipas hadithit: “Namazi i gruas së madhe(rritur) nuk pranohet vetem se me mbulesë.”
Kjo dispozitë përfshin dhe vajzën e vogël, por ajo urdhërohet me të për tu ushtruar, sepse adhurimet nuk i ka obligim derisa të arrijë moshën e pjekurisë.
Dijetarët kanë përcjellur ixhmain se nëse gruaja falet me kokë zbuluar namazi i saj është i pavlefshëm.
Aureti për burrat është nga kërthiza e deri tek gjunjët.
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kofsha është auret” [e saktësoi Albani].
Më e sakta është se i vogli është si i madhi në përcaktimin e auretit që duhet mbuluar, por i vogli që nuk ka arritur ende moshën e pjekurisë urdhërohet për tu ushtruar.
Kushtëzohet që veshja të mos e përshkruajë trupin, pra rroba të mos jetë e tejdukshme prej të cilës duket trupi.
P.sh: nëse veshja përshkruan flokët që janë brenda saj, apo ngjyrën e lëkurës, atëherë nuk lejohet kryerja e namazit me të. http://telegram.me/Dobifikh



