Pyetja:
Si ta dini nëse keni sihër në shtëpi?
***
Përgjigjja:
Ka shumë simptome të cilat tregojnë se shtëpia ka sihër për një person apo gjithë familjen. Ne do t’i përmendim më kryesoret prej tyre:
Mosmarrëveshjet e shumta mes familjes pa arsye apo me arsye të pa kuptimta – pra për pak gjëra nervozohen mes vete;
Ëndrra të këqija, të shpeshta;
Grisja e rrobave ose të bëra me gjak;
Gjetja e vezëve në tavan ose nëpër shtëpi;
Përhapja e shumë insekteve pa arsye;
Ndëgjimi i zërave, zhurmave ose sikur dikush ecë në shtëpi ose tavan;
Humbja e rrobave apo gjërave në shtëpi dhe gjetja e tyre shumë më vonë;
Frikësimi i fëmijëve sidomos natën ose në gjumë;
Njeriu ndjenë rehati jashtë shtëpisë kurse kur kthehet në shtëpi nuk e ndjen veten të rehatshëm;
Këto ishin ndër simptomet kryesore kur shtëpija ka sihër ose është e banuar me xhin.
Hoxhë Eroll Nesimi