Dhe si ta lejojmë lëndimin të kalojë pa na e thyer zemrën? Në tre vende të Librit të Allahut, Allahu i Madhëruar na mëson se si të veprojmë:
1. Surja El-Hixhr, ajetet 97–98
“Ne e dimë se ty të ngushtohet gjoksi për atë që ata thonë. Prandaj, madhëroje Zotin tënd me falënderim dhe bëhu prej atyre që bien në sexhde.”
2. Surja Kaf, ajetet 39–40
“Bëj durim për atë që thonë ata dhe madhëroje Zotin tënd me falënderim para lindjes së diellit dhe para perëndimit. Dhe gjatë natës madhëroje Atë dhe pas sexhdeve.”
3. Surja Ta-Ha, ajeti 130
“Bëj durim për atë që thonë ata dhe madhëroje Zotin tënd me falënderim para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij; dhe gjatë orëve të natës madhëroje Atë dhe në skajet e ditës, që të arrish kënaqësinë.”
Fuqia e Tesbihut
Tesbihu (përmendja e Allahut) e mbron zemrën nga ndikimi i fjalës së keqe dhe të dhuron ndjenjën e kënaqësisë që vendoset thellë në zemër.
O Allah, na mjafto me Ty dhe mos na largo prej Teje; na dhuro kënaqësi dhe qetësi në zemrat tona.
Hoxhë Enes Goga



