Pyetja:

Jam një njeri, i cili ka përgojuar shumë njerëz, tashmë ndjehem pishman shumë dhe i penduar për përgojimin e shumtë që e kam bërë. Ata që kam përgojuar janë shumë, disa prej tyre kanë vdekur e disa ende janë duke jetuar. Ata që janë gjallë, nuk kam guxim dhe m’vjen turp t’i kërkoj falje për përgojimi e bërë, bile disa prej tyre do të nevrikoseshin me mua dhe do të ndodhnin gjëra jo të mira po t’u tregoja që i kam përgojuar, çfarë të veprojë?

***

Përgjigjja:

Së pari:

Duhesh të pendohesh tek Allahu për përgojimin e bërë.

Së dyti:

Obligim e ke t’u kërkosh falje direkte atyre që i ke bërê gibet (i ke përgojuar), nëse të mundësohet një gjë e tillë.

Nëse, nuk ke mundësi t’u kërkosh falje direkte, atëherë kërko falje për ta, lutu për ta, fol fjalë të mira për ta (në mesin e atyre që i ke përgojuar), ndoshta njê gjë e tillë do të mjaftojë për ty(si shpagim dhe pendim për përgojimin).

Komisioni i Përhershëm për Fetva, nr. 22387

Përktheu: Suad B. Shabani