Pyetja:

A duhet të prehet kurban për të vdekurin e afërm (në rastin tim, babain)?

***

Përgjigjja:

Nuk obligohen familjarët (trashëgimtarët) e babait të pyetësit të therrin kurban për të. Ngase, therrja e kurbanit për të vdekurin nuk është obligim, por është një vepër e pëlqyer sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Pos, nëse i vdekuri e ka lënë amanet dhe ka lënë të holla (para) që t’i therrin kurban pas vdekjese së tij (atëherë obligohen t’i therrin kurban të vdekurit, t’i kryhet amaneti).

Komisioni i Përhershëm për Fetva, fetvaja nr. 22591

Përktheu: Suad B. Shabani