Pyetje:

Studioj dhe jam në fakultet, në disa raste iu jap selam shoqeve të klasës, selami që po ua jap shoqeve a është hallall apo haram!?

***

Përgjigjja:

E para: Nuk lejohet të studiojnë me një vend bashkë djemte dhe vajzat, ngase një gjë e tillë shpie në fitne.

E dyta: Nëse ia jep selamin ashtu siç jipet sipas islamit, atëherë lejohet dhe nuk ka asgjë të keqe, por ky selam nuk duhet të jetë si urë lidhëse e vazhdimit të muhabetit, afrimit, etj.

Selami nëse jipet sipas sheriatit dhe nuk shkakton fitne, lejohet të jipet.

Por, duhet të jetë e mbuluar motra (edhe fytyrën) si duhet dhe nuk duhet t’i folë për dore atij që i jep selam.

Por, nëse e jep selamin me epsh apo për t’iu afruar asaj vajze dhe ky selam bëhet sebeb për fillimin e fitnes, themi se për ty dhënia e selamit asaj apo atyre vajzave është e ndaluar.

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë.

Nga arabishtja: Suad Shabani