Pyetja:

Isha në diskutim me një musliman, madje titullar fetar, me të cilën prekëm disa tema. Ndër ca tema që prekëm, e që, ato i ceka unë, qenë edhe ajo se në Sheriat ekziston rast ku khalifja/kadiu mund të jep një denim të caktuar, i cili ndoshta nuk është cekur në Kur’an dhe Sunnet. Këtë që e thash, e pata dëgjuar nga një hoxha selefi këtu në vendin tonë, i cili thoshte se, ka gjëra që janë hakk i Allahut të Madhërishëm dhe aty askush nuk guxon të ndërhyn, kurse ka mesele (të cilat ai i emërtonte sipas terminologjisë së Sheriatit, mirëpo ja që nuk po më kujtohet), që khalifja/kadiu ka të drejtë të jepë një denim të ri. E mori shembull, kur një besimtar, rrugës për haxh kishte hyrë tek një mysliman në një shtet islam, dhe në shitoren e myslimanit i kishte lënë në amanet një pasuri, për të cilën pranuesi kishte premtuar se do t’ia ruajë dhe kthejë pasi të kthehet prej Haxhit. Ky kthehet prej Haxhit, porse premtuesi bëhet sikur nuk e njeh pronarin e pasurisë. I thotë se nuk të njoh dhe ti nuk ke pasuri të lënë tek unë. Shkon tek khalifja e myslimanëve dhe i tregon rastin. Khalifja i beson dhe i thotë që ky të shkojë të rrijë pranë shitores së atij myslimanit, dhe unë do të vijë të të përshendes. Ndodh kështu, dhe kur khalifja e përshëndet, gjithë për rreth mendojnë për këtë mysliman të panjohur për ta që ishte rrugës për të kthyer nga Haxhi, se është një titullar dhe paska lidhje me khalifen. Atëhere kur hyn ky tek ai që kishte pasurinë e tij, ai ia jep menjëherë dhe sillet shumë mire më të, me që e pa khalifen. Atëherë khalifja e merr personin që kishte mashtruar në fillim dhe para shitores së tij e kryqëzon (kurse ne kemi dëgjuar se për gabime të tilla nuk ka kryqëzim, apo jo?). Ai hoxha që tregonte këtë rast (të cilin të lus hoxhë Ahmed ta tregosh edhe me shpjegim më të hollësishëm, nëse ka nevojë!), thoshte se ka raste ndëshkimi, të cilat mundohen t’i japin njerëzit e drejtë, e të cilat bien në ato dënime që i përcakton khalifja.

Unë fola me atë vëllain dhe i thash, citoj: “Ka raste kur khalifja gjykon apo jep një vendim të tij” Dhe ai dhe të tjerët për rreth tij më kthenin përgjigje duke cituar hadithet, që urdhërojnë pasimin e të Dërguarit të Allahut, ﷺ dhe shokëve të tij. Prekëm edhe ca tema tjera, për të cilat është bërë fitne sot në trojet tona. Mirëpo pas diskutimit në mendje më sillej fjala ime që e citova më sipër. Thoja mos kam gabuar. Mos thash diç që kundërshton Sheriatin e Allahut. Në mos e artikulova gabim fjalinë, mirëpo, shpresa më mban tek Allahu subhanehu ue te’ala, sepse Ai e di qëllimin për çka kam thënë ashtu.

Kjo temë u cel, me që ai merrte shembull për disa denime, që sic thoshte ai, nuk janë në Kur’an dhe Sunnet dhe i aplikon shteti saudit. Kurse unë ia tregova këtë, që ju shkrujta më sipër. Ju lutem për një përgjigje!

P.S. Kam dëshirë, në dashtë Allahu, t’ju vizitojë në vendin tuaj, edhe pse jam paksa larg, porse për t’u këshilluar pranë dijetarëve, ia vlen të ecim edhe në këmbë deri te ata. Te dija shkohet! Edhe një kerkesë: Në këtë kohë, në të cilën njerëzit e sinqertë janë të paktë, e që janë përhapur shumë fitne, që subhanallah, na vijne mendime që na cojnë të dyshojmë për vetët tona a jemi në rrugë të drejtë dhe si do të jetë përfundimi ynë, e që më shtohet shumë frikë, në mos jam i devijuar nga rruga e Ehlu Sunetit, shkaku i grupacioneve të shumta të dalura, që vec po më shtojnë bindjen se ajo kohë që përmendet në hadithin e Hudhejfes, radijallahu anhu, për grupet e shumta, është shekulli në të cilën jetojnë ne.

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Më bëhet qejfi që ka diskutime të tilla mes bashkësive tona!

Më gjerësisht për këtë gjen në kapitullin “Ettazirat”- “Masat ndëshkimore të papërcaktuara nga sheriati”, kur dhe si dhe në ç’sasi lejohen.

Nëse udhëheqësi sheh dëmtim të njerëzve nga një veprim i caktuar ndërmerr masa ndëshkimore, po këto nuk lihen sipas qejfit të udhëheqësit, por janë të parapërcaktuara më herët dhe njerëzit i dinë dhe se shembulli nuk më duket fort i temës .

Imam dr. Ahmed Kalaja