Pyetja:

Si mundet një musliman të ketë iman (besim) të fortë, të zbatojë urdhrat e Allahut dhe t’i frikësohet ndëshkimit të Tij?

***

Pergjigjja:

Kjo mund të arrihet duke lexuar Librin e Allahut, duke e mësuar atë, duke medituar mbi kuptimet dhe vendimet e tij, duke studiuar Sunnetin (çdo gjë që është transmetuar nga Profeti ﷺ), duke i ditur detajet e Sheriatit (ligjit Islam) dhe duke i vepruar ato, dhe duke e  zbatuar akiden (besimin) me të gjitha veprat dhe thëniet e saj.

Në besimin e musliman gjithashtu mund te ndikojë, duke ndjerë madhështinë e Allahut, duke qenë i vetëdijshëm për mbikëqyrjen e Tij, duke e kujtuar Ditën e Fundit dhe Ditën e Llogarisë së bashku me shpërblimet, ndëshkimin, vështiresitë dhe terrorin që do të zhvillohet në të. Po ashtu muslimani duhet të shoqërohet me muslimanë të devotshëm dhe të shmanget nga ata që janë të këqinj.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij, dhe shokët!

Komisioni i përhershëm i fetvave