Pyetja:

E kam pasur një problem financiar dhe isha në një gjendje shumë të vështirë. Kam kërkuar të holla tek të afërmit por asnjë nuk kishte mundësi që të m’i jepte paratë për një afat të caktuar kështu që u detyrova të marr kredi e cila siç e dimë është e bashkangjitur me kamatë. Unë atë kredi e kam marrë sepse kam qenë në hall të madh ndërsa ai që e ka bërë obligim kamatën e ka për përfitime materiale. Kështu që dua ta di se a e kam haram këtë kamatë?

***

Përgjigjja:

Në esencë kamata është e ndaluar. Allahu thotë në Kuran: “O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me Allahun dhe të dërguarin e Tij…” (Bekare: 278279)
Gjithashtu, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kamata i ka 73 porta, më e lehta është sikur ai njeri të bëjë marrëdhënie me nënën e tij…” [1] Por, ju duhet të pendoheni tek Allahu që t’ju falë këtë mëkat. Është dashur të kërkoni borxh derisa të kishit gjetur.

Muhamed Dërmaku

————————————

[1] Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Davudi