Pyetja:


Dikush më ka dërguar në shtëpi disa letra me përmbajtje të çuditshme në të cilat thuhet se nëse atë fletë e marrë dhe e shpërndajë në shumë kopje do të më shtohet furnizimi dhe do të kem bereqet në pasuri dhe shëndet dhe në të kundërtën nëse nuk e shpërndajë do të më godet ndonjë e keqe sikurse është varfëria apo sëmundja në mua apo në dikë të familjes time dhe kështu me rradhë, çka të bëj? T’a injoroj dhe t’a gjuaj atë letër, apo të veproj sipas asaj çka thuhet në letër?

***

Përgjigjja:

Këta letra me kësilloj gënjeshtrash dhe shpifjesh janë vetëmse mashtrime të ulta. Këtë vepër e bëjnë vetëm njerëz të poshtër të cilët nuk e kanë frikë Allahun dhe dënimin e Tij dhe poashtu bëhen shkak që njerëzit e rëndomtë të largohen prej Islamit, sepse në përgjithësi këta letra kanë karakter fetar .Në këtë mënyrë njerëzit e humbin besimin tek feja dhe përfundimisht thonë se feja merret vetëm me bestytni dhe me dogma. Islami i denoncon këto bestytni të cilat bien në kundërshtim me parimet bazë të fesë. Kësi lloj njerëzish ndodh që edhe të dalin prej fesë me trillimet e tyre, sepse në njëfarë mënyre ata thirren se kinse e dijnë Gajbin (fshehtësinë të cilën nuk e din askush përpos Allahut)

Allahu ka thënë: “Dhe tek Ai janë çelësat e Gajbit (fshehtësisë) të cilat nuk i din askush përpos Tij…” (En’am: 59)

Dhe thotë në një Ajet tjetër: “Dijësi i Gajbit (Allahu), dhe nuk ia shfaq Gajbin askujt.”
(Xhin: 26)

Poashtu thotë për Pejgamberin e Tij ku mohon se vet Pejgamberi nuk e ka ditur Gajbin.  “Thuaj (O Muhammed): “Nuk ju them se unë i kam thesaret e Allahut dhe as që e di Gajbin dhe as që ju them se unë jam Engjull. Unë vetëmse e pasoj atë që më shpallet.” Thuaj: “A barazohet i verbëri dhe ai që sheh? A nuk mendoni?”
(En’am: 50)

Pra nëse dikush e din se kush është shpërndarësi i këtyre gënjeshtrave, duhet që t’a këshilloj që të mos veprojë kështu në të ardhmen dhe se një gjë e tillë është mashtrim dhe gënjeshtër, ndërsa sa u përket atyre fletave me përmbajtje të tillë, lirisht mund të gjuhen në mbeturina, ndërsa nëse në ata është i përmendur emri i Allahut është më e udhës që të digjen. Ai i cili mund që dikujt t’i sjell të mira është Allahu dhe ai që ka mundësi dikënd t’a godet me ndonjë të keqe është Allahu, pra s’ka arsye për shqetësim nëse të ka ardhur në shtëpi ndonjë letër siç e përshkruajtëm. Mbështetu në Allahun dhe në fjalët e Tij se vetëm tek Ai është strehimi. Thotë Allahu: “… nëse Allahu don që të më godet me ndonjë dëm, a kanë mundësi që ata (idhujt) t’a largojnë dëmin e Tij, ose nëse Allahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a kanë mundësi ata që t’a ndalin të mirën e Tij?” Thuaju: “Mua më mjafton Allahu.” Tek Ai mbështeten të mbështeturit.”
(Zumer: 38)

Enis Arifi