Pyetje: Gruas i janë imponuar aq shumë obligime saqë nuk ka kohë që t’i përkushtohet vetvetes. Të drejtat e saj nuk janë të barabarta me të drejtat e burrit. Çfarë thoni për këtë?

Përgjigje: Menjëherë mund t’iu them se të drejtat e meshkujve dhe të grave janë të barabarta në islam. Çka janë të drejtat e çka obligimet?
Gruaja nuk është e ngarkuar me qëllim që mashkulli të mund të pushojë. Në disa raste, gruaja ka më shumë obligimet sesa mashkulli, derisa në raste tjera, barrën më të rëndë e bart mashkulli. Për shembull, kujdesi për familjen është në barrë të mashkullit. Ai e ka për obligim të kujdeset për banesën, ushqimin, rrobat dhe nevojat financiare të gruas dhe fëmijëve. Para martesës, barrën e obligimeve financiare ndaj femrës i bart babai ose vëllai. Pas martesës, këtë obligim e merr bashkëshorti ose djali. Nganjëherë gruaja ka përgjegjësi më të madhe, ndërsa nganjëherë mashkulli. Kur të gjitha këto të grumbullohen, të drejtat e tyre janë të barabarta.

Dr. Zakir Naik

*Shkëputur nga libri Islami në qendër të vëmendjes