Pyetja:

A është mëkat që një grua t’i ruaj fëmijët e vet vetëm sepse është ndarë nga burri i saj sepse ai ishte një haram dhe i sillte probleme. A duhet që të martohet apo t’i ruaj fëmijët?

***

Përgjigjja:

Nuk ka asnjë pengesë që ti të martohesh, madje kjo është më e mira, vetëm se nëse ti martohesh, fëmijët kalojnë në kujdestarinë e ish-burrit tënd. Bëhet përjashtim rasti kur ai nuk është musliman, atëherë nuk i takon atij që të kujdeset për ta, ose është njeri i shthurur atëherë gjykatësi islam – në rastin tonë një hoxhë që ju e keni afër – vendos se kujt i takon të marrë përsipër kujdesjen e fëmijëve. Allahu e di më së miri.

Sqarim i pyetjes: Fjalën e kisha se “gruaja” është ndarë nga burri sepse burri i saj me shumë rri nëpër burgje se sa në shtëpi dhe ka përdorur dhunë në familje dhe gruan bashkë me fëmijët e ruan shteti. D.m.th se merr të holla nga shteti sepse ajo jeton ne perëndim. Në fakt shteti e financon atë dhe fëmijët janë të moshës rreth 8-10 vjet.

Në qoftë se çështja është siç e përshkuan, përgjigja është ajo që thamë më parë për sa i përket martesës, pra kjo është puna më e mirë që mund të bëjë, pasi kështu ajo është më e mbrojtur. Gratë e muslimanëve të parë kur ndaheshin apo u vdisnin burrat e tyre martoheshin. Mirëpo të ketë kujdes çështjen e edukimit të fëmijëve. Allahu e di më së miri.

Azem Bardhoshi