Pyetja:

Jam një grua 27 vjeçare, jam ndarë nga burri. Tash dëgjova prej disa te familjes që nëse dua të bashkohem me atë person, duhet që me një tjetër të martohem, pastaj të ndahem nga ai dhe të bashkohem pastaj me këtë burrin e parë, sa është e vërtetë kjo?

***

Përgjigjja:

Jo motër, nëse kjo është ndarja e parë mes jush, ju nuk duhet të martoheni me askë, por mund të ktheheni tek ai. Por, nëse gruaja ndahet nga burri i saj tri herë, pastaj ai dëshiron ta ktheje atë, nuk i lejohet ta kthejë derisa ajo të martohet me burrin e dytë, pastaj të ndahet nga ai, e më pas mund të martohet me të parin.

Bedri Robaj