Pyetja:
Çfarë është vendimi përsa i përket atij që nuk ka dhënë Zekatul-Fitrin deri gjatë hutbes së Bajramit pas namazit të Bajramit, dhe kjo ngaqë ai ka harruar?
***
Përgjigjja:
Dhënia e Zekatul-Fitrit para namazit të Bajramit është e detyrueshme dhe kushdo që harron, atij s’i takon asgjë të bëjë përveç dhënies së tij pas kësaj. Kjo ngaqë kjo është një detyrë, kështu që atij i takon që ta kryej atë posa të kujtohet dhe s’është e lejueshme për askë që qëllimisht ta vonojë atë deri pas namazit të Bajramit sipas opinionit më të saktë nga të dy opinionet. Kjo ngaqë i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi muslimanët ta japin atë para namazit të Bajramit.
Shejh Bin Baz, “Fetaua Ramadan”, vëll. II, fq. 931-932, fetua nr. 914 & “Mexhmu Fetaua” vëll. III, fq. 101.