Muslim Family

Pyetja:

Vizita e gruas tek prindërit e saj

***

Përgjigja:

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Jetoni e silluni mirë me to!” Nisa: 19

I Dërguari i Allahut [ﷺ] ka thënë: ”Gratë janë gjysmat binjake të burrave.” [1]
Poashtu i Dërguari i Allahut [ﷺ] ka thënë: “Bashkëshorti/bashkëshortja jote ka të drejtë mbi ty! [2]
Në një hadith tjetër, Pejgamberi [ﷺ] ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me familjen e tij.” [3]

Burrit i del si detyrë që të jetojë e të sillet sa më mirë sipas traditës (që s’bie ndesh me legjislacionin) që njihet tek njerëzit. Atë që njerëzit e kanë bërë traditë, duhet që edhe burri të ecë sipas saj.

Nëse njerëzit e atij vendi, e kanë zakon që ta shpien gruan tek prindërit e saj çdo mes muaji, apo çdo javë, ai duhet ta dërgojë. Por nëse familja e saj jeton në një qytet tjetër, ai nuk e ka detyrë të udhetojë çdo javë apo çdo muaj për ta dërguar tek prindërit e saj. Në këtë rast shihet mundësia.

Shejh Uthejmini, “Lika bab el Meftuh”

Përktheu: Fatjon Isufi

———————–

[1] Tirmidhiu
[2] Muslimi
[3] Tirmidhiu