Vjellja a e prish abdesin?
Duke u bazuar në argumentet e Kuranit dhe Sunetit janë ndarë dijetarët në disa mendime të ndryshme rreth kësaj çështje.

Mendimi i parë: thotë se vjellja nuk e prish abdesin, qoftë ajo vjellje e shumtë ose e pakët dhe ky njëherit është mendimi në medhhebin Maliki dhe Shafi. Ata argumentohen me faktin se në esencë nuk ka argument të saktë dhe të qartë se vjellja e prish abdesin, ndërsa ai që thotë se vjellja e prish abdesin , ai duhet të sjell argument. Ndërsa hadithet që thonë se vjellja e prish abdesin, janë hadithe të dobta. Poashtu se në hadithe është përmendur se abdesin e prish ajo që del nga dy vendet (vrima anale dhe vrima e organit gjenital), ndërsa vjellja natyrisht është nga goja.

Mendimi i dytë: thotë se vjellja e tepërt e prish abdesin, ndërsa vjellja e pakët nuk e prish dhe njëherit ky është mendimi i dijetarëve Hanefi dhe Hanbeli.

Mendimi më i saktë është se vjellja nuk e prish abdesin, pasiqë hadithi që transmetohet është i dobët. Por mund të themi se është e pëlqyeshme që të merret abdes pas vjelljes, por jo se është e obligueshme.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Mr. Enis Arifi
https://www.rizgjimi.com/