Pyetja:

Vlera e vizitës së të sëmurit

***

Përgjigjja:

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Nëse dikush shkon te vëllai i tij musliman për vizitë, ai do të mbledhë fruta të Xhenetit derisa të ulet,[1] dhe kur të ulet, do ta përshkojë mëshira. Nëse është në të gdhirë, do të kërkojnë falje për të shtatëdhjetë mijë melekë, derisa të ngryset, e nëse është në të ngrysur, do të kërkojnë falje për të shtatëdhjetë mijë melekë, derisa të gdhihet.”[2]

Andaj, kur vizitojmë të sëmurin është e udhës të lutemi për të me fjalët:

لَا بأْسَ، طَهُورٌ إِنْ شَاءَ اللَّهُ.

Lã be’se ṭahũrun in-shã-Allãh.

(Mos u mërzit,) se kjo sëmundje nuk është mundim për të keqen tënde, por) pastrim gjynahesh, në dashtë Allahu!).[3]

أَسْأَلُ اللَّهَ الْعَظيمَ رَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ أَنْ يَشْفِيَكَ.

Es’elull-llãhel ‘aḍhĩm rabbel ‘arshil ‘aḍhĩm en jeshfijeke. (shtatë herë)

(Lus Allahun e Madhërishëm, Zotin e arshit madhështor, që të të shërojë).[4]

———————————

[1] [Pra, shpërblimi i vizitës së të sëmurit është krahasuar me fitimin e këputjes së frutave të pjekura].

[2] Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi).

[3] Buhariu.

[4] Pejgamberi ﷺ thotë: “Nuk ka musliman që viziton një të sëmurë të cilit nuk i ka ardhur exheli (afati i vdekjes) dhe i lexon atij shtatë herë lutjen: «…», veçse ka për t’u shëruar». Tirmidhiu dhe Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi).