Pyetja:

Një person i pashtëpi, pa ndonjë dyqan e tokë të punueshme dhe që, për shkak të mungesës së parave, s’është i martuar, tash po punon dhe po kursen para në një bankë islame për të ndërtuar një shtëpi, për të blerë ndonjë dyqan apo një tokë të punueshme.
Ndërkohë, shuma e kursyer ka mbërritur nisabin (sasinë që detyron zekatin) dhe një vit të plotë hënor (që nga koha kur pasuria mbërriti sasinë që detyron zekatin). A duhet paguar zekat në këtë, apo jo?

***

Përgjigjja:

Nëse shuma mbërrin nisabin dhe kalon një vit i plotë hënor, duhet paguar zekatin për të, edhe nëse personi e kursen atë për të ndërtuar një shtëpi, për t’u martuar e për gjëra të ngjashme. Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed ﷺ, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Hulumtim dhe Fetva
Kryetar: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Zëvendës-kryetar: Abdur-Rrezak Afifij
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Bekr ebu Zejd
Anëtar: Abdul-Aziz Al esh-Shejh
Anëtar: Abdullah ibn Ghudejjen