Çka domethënë Allahu Ekber?
Allahu Ekber!
Allahu është më i Madhi!
Muslimani në momentet që i shqipton tekbiret duhet të ndalet dhe të mendon e analizon kuptimet madhështore që i ngërthen kjo fjali: Allahu Ekber! Allahu është më i Madhi!
Kjo fjali është fjalia me kuptimin më të plotë nëpërmjet të cilës shprehet kuptimi i madhështisë dhe nderimit ndaj Allahut të Lartmadhërishëm.
Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi domethënë se Allahu është më i Madh se çdo gjë që të shkon ndërmend.
Është më i Madh se çdo gjë edhe si Qenie, edhe si Pozitë, edhe në Krenari edhe në Madhështi.
Ai është i Madh në çdo gjë!
Ai Absolutikisht nuk ka nevojë për asgjë!
Aq I lartmadhërishëm dhe Madhështorë është, saqë mendja e njeriut mbetet e mangët edhe e shtangur nga të kuptuarit të Madhështisë e Lartësisë së Tij.

Sa shumë themi Allahu Ekber?

Allahu Ekber Allahu Ekber Allahu Ekber
La ilahe il-lallah
Allahu Ekber Allahu Ekber
Ve lilahil-Hamd
Allahu Ekber aq sa ka njerëz që e madhërojnë Allahun në xhamia, në rrugica edhe nëpër shtëpia!
Allahu Ekber aq sa njerëz i janë përgjigjur thirrjes së Allahut për nënshtrim ndaj Tij!
Allahu Ekber aq sa njerëzit e madhërojnë Allahun me la ilahe il-lallah dhe i lutën Atij!
Allahu Ekber aq sa njerëz janë ndaluar dhe larguar nga haramet që i ka caktuar Ai!
Allahu Ekber aq sa ka krijesa të krijuara prej Tij, aq sa të fitohet Kënaqësia e Madhërisë së Tij, aq sa peshon Arshi i Tij dhe aq sa ngjyrë duhet për tu shkruar Fjalët e Tija!
Allahu Ekber Allahu Ekber Allahu Ekberu kebira
Vel-Hamdulilahi Kethira
Ve subhanallahi bukreten ve esila

Hoxhë Bekir Halimi